Connect with Us

Vasili-Ramës: Ngatërron qeverinë me kopshtin zoologjik. Zoti të mëshiroftë!

Aktualitet

Vasili-Ramës: Ngatërron qeverinë me kopshtin zoologjik. Zoti të mëshiroftë!

Publikuar

-

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar me sulmet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama pas ngjarjeve të fundit në Kuvend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet: “Kryeministri eshte krenar qe atij dhe te tijve u punojne vec instiktet ne parlament dhe ai e te tijte jane pre e tyre dhe veprojne e qeverisin pa vetedije”.

Sipas tij, Rama “Eshte i sinqerte. Ngaterron boten e njerezeve me te kafsheve. Qeveris me instikte,ndaj ngaterron qeverine me kopshtin zoologjik. Zoti e meshirofte.” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pas Tik Tok-ut, deputeti merr rolin e ndërmjetësit për historinë e bujshme të “Nojës”

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës Halit Valteri, i cili tashmë është pjesë e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, kohët e fundit është bërë përdorues i rregullt i Tik Tok-ut.

CNA.al publikoi një video, të deputetit të “opozites së re” të dalë nga lista Basha, i cili shfaqej duke ngrënë dy copa mishi, me dy pirunj njëkohësisht, ndërsa kërcen. Në një tjetër video në Tik Tok, deputeti i Lulit kërkon t’ia lëpijnë. Ai shfaqet me një akullorë në dorë dhe me një gjuhën që nuk i shkon për shtat një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë, sot Valteri ka takuar Brisilda Rrokun, vajzën e cila u dhunua nga Margerita Gjoni, pasi kishte shkuar më të dashurin e saj. Fotoja është bërë publike nga Ina Kollçaku, ish-konkurente në emisionin “Përputhen” dhe siç lexohet në shkrimin e saj, ishte deputeti ai që iu mundësoi takimin dy vajzave.

LEXO EDHE:  Qarqet që pritet të bëjnë diferencën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

LEXO EDHE:  Protesta në Surrel/ Rama: Kanë guxuar të protestojnë e shteti është shfaqur me fytyrën e xhelatit!

“Faleminderit pafund deputetit që bëri të mundur takimin tim me Brisilda Rrokun, ashtu siç premtove. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”- shkruan Ina Kollçaku.



Brisilda Rroku, personazhi kryesor i fenomenit “Noja” ka dhënë një intervistë për jetën e saj në studion e Shqipëria Live, ku tha se është ndjerë e kërcënuar dhe diskriminuar, duke bërë me dije se një impakt të madh kanë pasur edhe rrjetet sociale./CNA.al

A do e lëpish apo jo?/ Deputeti i Lulit sjell videot me lutje by….

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama dhe Veliaj gënjyen”/ Ina Zhupa: 300 nxënës rrezikojnë vitin shkollor

Publikuar

-

Nga

“Rama dhe Veliaj gënjyen”/ Ina Zhupa: 300 nxënës rrezikojnë vitin shkollor

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se 300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë në fshatin Pezë Helmës rrezikojnë vitin shkollor.

Sipas saj shkolla e prishur nga tërmeti nuk është bërë gati për vitin e ri arsimor dhe ata duhet të shkojnë me 4 turne pasdite në shkollën e Vaqarrit.

“Edi Rama dhe Erjon Veliaj gënjyen, shkolla nuk u rindërtua në shtator siç kishin premtuar. Nxënësit e shkollës së Pezë Helmës megjithë premtimin se do ta kishin shkollën e tyre gati në shtator, të hënën mësimin do ta nisin me katër turne në shkollën e Vaqarrit. Unë isha në këtë shkollë dhe u takova me prindër dhe nxënës të kësaj shkolle. Gjatë bisedës ata më thanë se është krejtësisht e pamundur që të ndiqet procesi mësimor në Vaqarr pasi fëmijët me orare të ndryshme duhet të kenë në dispozicion një njeri për ti marrë e për ti çuar në Vaqarr me makinë pasi vetë fëmijët e kanë të pamundur. Vetë nxënësit thonë se e kanë të pamundur të ndjekin mësimin normal, pasi me katër turne do të përfundojnë mësimin pasdite në orën 20.00 dhe nuk kanë mundësi të kthehen vetë nga Vaqarri. Pasi dëgjova shqetësimet e banorëve bëra apel për një zgjidhje të kësaj situate, pasi ata në këto kushte rrezikojnë të mos shkojnë dot në shkollë. Kjo është një shkollë që ka mbajtur 300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë që studionin në ambientet e kësaj shkolle. Kjo shkollë ka një vit që është shkatërruar dhe është lënë në harresë nga shteti.
Ndërkohë që Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë premtuar që do të bënin rindërtimin dhe viti i ri shkollor nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankën e shkollës tek shkollat e rindërtuara, ne kemi në fakt një vit të ri shkollor që na gjen pa as edhe një shkollë të rindërtuar”, shkruan Zhupa.



Ajo thekson se sot nuk është rindërtuar asnjë shkollë në të gjithë Shqipërinë, për t’i siguruar nxënësve vazhdimësinë e vitit te ri shkollor në kushte normale.

LEXO EDHE:  Rama parlajmëroi shkarkimin e Niko Peleshit

LEXO EDHE:  Basha: Rama e do Reformën për kokdhimët e tjerë, e tha me zë dhe figurë!

“Janë lajmëruar se do të vazhdojnë në Vaqarr, Vaqarri është shumë larg me Pezë Helmësin dhe duhet transport publik ose makinë.
Është vendosur që nxënësit të bëjnë mësim me nga 20 min me 4 turne duke vazhduar deri në orën 8 të darkës. Pamundësi për edukim cilësorë dhe pamundësi që brenda klasave të merret dija, të bëhen pyetjet e nevojshme nga nxënësit që duan të shkollohen dhe të marrin dije për jetën por më e keqja është se si familjet e tyre do ta përballojnë çuarjen e fëmijëve në këto shkolla dhe kthimin nga shkolla”, përfundon Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet emri/ Deputeti i LSI-së futi pedofilin Abaz Doga, si roje nate në gjimnazin “Gramoz Palushi”

Publikuar

-

Nga

Zbulohet emri/ Deputeti i LSI-së futi pedofilin Abaz Doga, si roje nate në gjimnazin “Gramoz Palushi”

Në kaudër të hetimeve që po kryen prokuroria e Tiranës, lidhur me rastin e pedofilit Abaz Doga, i cili abuzoi seksualisht disa herë me një nxënëse të gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan, janë sekuestruar një sërë dokumentash, që tregojnë intenerarin e futjes në punë, të këtij manjaku seksual.

Dokumentat që kemi arritur të sigurojmë, nga dosja e prokurorisë së Tiranës, tregojnë qartë se Abaz Doga, ka hyrë në shërbim si roje shkolle fillimisht në vitin 2002, atëherë kur Drejtoria Arsimore e Rrethit Tiranë, drejtohej nga drejtori, Ramazan Gjuzi, sot deputet i Lëvizjes Socialisjte për Integrim në Parlamentin Shqiptar. Dokumenti i parë i firmosur nga Ramazan Gjuzi, mban datën 11 korrik 2002, ku pedofili Abaz Doga, është emëruar prej tij si puntor provizor, roje shkolle. Abaz Doga, emërohet me një afat 5 mujor në shkollën e mesme të bashkuar Babrru, të ish-komunës Paskuqan.

Sot që flasim kjo shkollë është pikërisht gjimnazi, “Gramoz Palushi”, që momentalisht drejtohet nga Abaz Hoxha, aty ku dhe plasi skandali i pedofilisë mes Abaz Dogës dhe nxënëseve të mitura. Prezencën si roje nate në këtë gjimnaz, e ka deklaruar në prokurori dhe vetë pedofili i arrestuar, për akuzën e “Kryerjes së marëdhënies seksuale me të mitur”. Por çuditërisht, drejtori i shkollës Abaz Hoxha, vijon të jetë ende në detyrë dhe askush nga Ministria e Arsimit,nuk është me këtë skandal të rëndë.

 Mandej pas përfundimit të afatit 5 mujor, sërisht ka qënë Ramazan Gjuzi, sot deputet i LSI-së, që në datën 12 dhjetor 2002, e ka emëruar sërisht puntor në të njëjtin gjimnaz, duke i rinovuar afatin e emërimit dhe me 5 muaj të tjerë. Ky cikël rinovimesh, ka vijuar për vite me rradhë, ku Abaz Doga, herë ka shërbyer si roje shkolle tek 9-vjeçarja “Azem Hajdari”, herë tek gjimnazi “Gramoz Palushi” dhe një periudhë kohe ka shërbyer si roje nate, tek shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Babërru,Paskuqan.



Doga përgjatë këtyre 18 viteve është orvatur, sa në njërën shkollë në tjetrën, dhe askush nuk kishte asnjë dijeni se çfarë raporte me nxënësit dhe mësuesit kishte ky personazh që qëndronte brenda dhe jashtë ambjenteve të shkollës. Por me sa duket, marëdhëniet që kishte krijuar me drejtorët e shkollave, e mbajtën në detyrë derisa, u zbulua skandali seksual, me abuzimet që ai kryente me nxënëset e gjimnazit “Gramoz Palushi”. Madje shkak për shkarkimin e tij nga detyra, siç thuhet në një shkresë të bashkisë Kamëz, nuk u bënë as drejtorat e shkollave, por dhe as skandali seksual që solli arrestimin e Abazit.

LEXO EDHE:  “Bëj si të gjitha shtetet, na lër të jetojmë”/ Qytetarët “shpërthejnë” kundër Ramës

LEXO EDHE:  LSI ndërron mendje për zgjedhjet/ Vasili ultimatum Bashës?

Por sipas shkresës, shkaku i largimit nga puna ishte “dalja në pension” i Abaz Dogës, vendim i cili është firmosur nga kryetari i bashkisë, Kamëz, Rakip Suli, në datën 27 maj 2020. Pagesa mujore e Abaz Dogës, si roje shkolle, për çudi ka qënë sa e një profesori universiteti, ku për vitet nga janari 2012 deri në nëntor 2015, Abaz Doga është paguar nga Zyra Rajonale e Arsimit Kamëz, fillimisht me pagën bruto prej 54,970 lekë të reja, duke vijuar deri në vitin 2015 me pagën bruto prej 60,719 lekë të rinj.

Në dokumentacionin që zoterojmë rezulton se Abaz Doga, në muajin dhjetor 2015, ka hyrë në borderonë e Bashkisë Kamëz, pasi një pjesë e punonjësve të institucioneve shtetërore si roje, edukatore dhe pastruese i kaluan me VKM pushtetit lokal. Në dhjetor 2015, periudhë kur bashkinë e Drejtonte Xhelal Mziu i PD, pedofili Abaz Doga, vijonte të paguhej me pagën mujore bruto 60,719 lekë të reja. Ka pasur 1 muaj, kur Abaz Doga, është paguar dhe 29,688 lekë të reja por dhe një muaj në shkurt 2018, kur Doga është paguar në shumën prej 68,880 lekë të reja.

Pagesa e fundit për Abaz Dogën, rojen pedofil të dy shkollave në Kamëz, ka kaluar në muajin Maj 2020, në shumën prej 49,357 lekë të reja bruto. Pikërisht në ditët e fundit të muajit Maj, Doga së bashku me tre persona të tjerë që dyshohet të kenë abuzuar seksualisht me nxënësen 15-vjeçare, është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE