Connect with Us

Sulmi i opozitës në Kuvend/ Manja: Zoti ju dhëntë takat çdo të enjte

Aktualitet

Sulmi i opozitës në Kuvend/ Manja: Zoti ju dhëntë takat çdo të enjte

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, ka reaguar pas situatës së krijuar në seancën e sotme plenare, ku deputetët e opozitës kanë hedhur miell, vezë, dhe letra në drejtim të kryeministrit Rama, ndërsa nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u hodhi atyre ujë, çka provokoi edhe më shumë situatën.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputeti Manja thotë se “populli i ka lënë shëndenë me kohë kësaj opozite pa kokë e pa bisht”.

Reagimi i plotë:

Sot, pikërisht sot më shumë se kurrë, ata na detyruan të injorojmë edhe shprehjen fetare të trashëguar ndër breza, për të qenë të njerëzishëm e për të mos qortuar këdo që vepron në padije, me lutjen “Zot i Madh fali se nuk dinë se çfarë bëjnë” …

Ata nuk e meritojnë as faljen e Zotit, lër më mbështetjen dhe hallallin e Popullit; në emër të të cilit flasin gojëndyrë, intrigantë, matrapazë e shkatërrimtarë që kanë zënë vendin kryesor thuajse në çdo tragjedi nga e cila ka lënguar ky vend!

Është si drita e diellit fakti që populli i ka lënë shëndenë me kohë kësaj opozite pa kokë e pa bisht !

Lulzimin, Monikën apo Saliun Digjital, 75-vjeçarin që refuzon të dalë nga kaluara e tij komuniste, shkatërrimtare, po i braktisin dita ditës edhe ata pak mbështetës që dikur kanë besuar se mund të ketë të djathtë në Shqipëri; mbrojtëse të vlerave më të mira shoqërore e flamiljare!

LEXO EDHE:  “Me votimet që ka thirrur Iliri mund të më nxihet jeta për 4 vjet”/ Manjani reagon për zgjedhjet në LSI

Sali, Lulzim, Monikë…
Zoti i Madh ju dhashtë takat dhe veproni çdo ditë të enjte siç bëtë sot; jo për gjë, po kësisoji shtoni hambarin e votave për Partinë Socialiste dhe shumëzoni me sa e sa fish ditët e Edi Ramës si Kryeministër!
(kuptohet, jo me shumëzimin e Lulit)

Edhe një gjë;
Sa për “dashninë e madhe” që përbetoheni se keni për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, pashi Zotin (nëse keni) mos na ngatërroni zorrët e barkut!

Ju nuk doni integrim, se nuk doni përparim, se nuk doni zhvillim, se njihni vetëm gjuhën e dhunës, shisheve të benzinës, hunjve, flakëve të zjarrit dhe risive ndoshta të sjella nga rioshët e PD: miellin e fshehur brekëve!

Turp e Faqja e Zeze e Vajmedet për Ju e ata që ende u besojnë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Balla deklaron se OSBE/ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

LEXO EDHE:  Mori mandatin e tretë në PD/ Basha: Nuk dorëzohem kurrë, do marr mbi supe çdo përgjegjësi

LEXO EDHE:  Përçahet opozita/ Berisha kundër Bashës, baza presion të largojë Kryemadhin

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron nga Shkozeti/ Vonesat s’mund të tolerohen, familje me fëmijë po flenë jashtë

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron nga Shkozeti/ Vonesat s’mund të tolerohen, familje me fëmijë po flenë jashtë

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi operacionin e ditës së sotme në zyrat e Kadastrës së Tiranës.

Sipas informacioneve të policisë operacioni i koduar “Ndërmjetësi” ka çuar në pranga 3 shtetas ndërsa për 3 shtetas të tjerë është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Deklarata e Policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit  Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, pas një punë intensive disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Ndërmjetësi”.

Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi  i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

LEXO EDHE:  Kush qëndron pas Ilir Metës dhe grevës në Rinas

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/Një shpërdorim i përpjekjes për bashkim të opozitës

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” ndaj personave  nën hetim:

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues  “Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:

Panol At-Nikolla, 39 vjeç,  banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Materialet proçeduriale i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

LEXO TE PLOTE