LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serbia rikthen fletë-arrestet ndaj shqiptarëve të Kosovës

12 Prill 2018, 19:02, Aktualitet CNA
Serbia rikthen fletë-arrestet ndaj shqiptarëve të Kosovës

Fletarrestet në adresim të shqiptarëve nga Kosova, për ekzekutimin e të cilave insistojnë gjykatat serbe, janë rikthyer në sistemin e INTERPOLl-it. E kanë konfirmojnë këtë  fjalët e ministrit serb të punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç, të sjella në raportim nga “Zëri.info”.

Sipas kësaj të fundit: duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Stefanoviç në lidhje me qëndrimin e delegacionit të policisë serbe dhe drejtorit Vladimir Rebiç në selinë e INTERPOL-it në Lion, ka thënë se atje kanë pasur bisedime serioze dhe se është insistuar që fletarrestet e lëshuara nga gjykatat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, të kthehen në sistem.

?Ato janë të kthyera dhe mund të shihen, me përjashtim të Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, të cilat janë në sistem, por nuk do të mund të shihen gjatë një periudhe të caktuar?, ka deklaruar ministri serb.

Ai ka shtuar se Serbia edhe më tutje do të insistoj në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare, pra që të gjitha fletarrestet e lëshuara nga gjykatat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës të respektohen nga INTERPOL-i dhe ekzekutohen.

Lajmet e fundit nga