LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Profesori debat me dy deputetët/ Qeveria aktuale, më e dëmshmja e 25 viteve të fundit

12 Prill 2018, 20:33, Aktualitet CNA
Profesori debat me dy deputetët/ Qeveria aktuale, më e dëmshmja e

Pedagogu Arlind Qori i qenë present në emisionin”360 Gradë”, ku tema e diskutimit është: “Kush përfiton nga tensioni politik:Rama apo opozita”? , u përfshi në debate të forta me dy deputetët e opozitës, Kejdi Mehmetaj dhe Klevis Balliu, kur theksoi se të gjitha partitë kanë grabitur me “eskavator”.

 “Ne nuk jemi dot bashkë në një mëndje. Unë kam një lloj sikleti të jem me ata që e kanë shkatërruar Shqipërinë në 25 vjet. Problemi i të gjitha partive shqiptare kur janë në opozitë, është se janë të dobëta…

Sepse ka shumë lekë në qarkullim dhe çdo mendim blihet”, ka ndërhyrë deputetja Mehmetaj. duke e ndërprerë pedagogun, që më tej vijoi:

Problemi i atyre opozitave është ai i toksidipendentët që thonë se do ta lënë drogën kur janë në pikë të hallit dhe sapo vijnë në qeveri fillojnë nga zakoni i vjetër.  Është e vërtetë që në Partinë Demokratike vidhej me eskavator. Ju jeni pjesë e të njëjtit sistem të plaçkitjes…”.

Këtu ka qenë deputeti i PD-së, Klevis Balliu, djali i ish gazetarit fanatik të kryegazetës komuniste Fahri Balliut, që ka ndërhyrë duke e ndërprerë pedagogun Qorri. I cili edhe pas kësaj ka vijuar përfundimin e mëndimit.

“Nëse do të më pyesësh mua, qeveria aktuale është qeveria më e dëmshme e 25 viteve të fundit. Këtu e keqja thellohet. Nëse nuk ndryshojmë këtë sistem të kapjes së publikes nga interesat e oligarkëve”, ka qenë fraza përmbyllëse e pedagorut Erlind Qorri. /CNA.al

Lajmet e fundit nga