LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas këmbësoren në bulevard/ 20-vjeçarja me urgjencë në spital

12 Prill 2018, 14:00, Aktualitet CNA
Makina përplas këmbësoren në bulevard/ 20-vjeçarja me

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Bulevardin ?Zogu i Parë? në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur një 20-vjeçare.

Automjeti që ka përplasur shtetasen me inicialet M.L. drejtohej nga Sh. Halili, 21 vjeç. 20-vjeçarja është përplasur në kohën që po kalonte rrugën. Vajza me iniciale M.L., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

?Në Bulevardin ?Zogu i Parë? pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës mjeti me targë AA 950 OM, me drejtues shtetasin Sh.Halili, 21 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore shtetasen M.L., 20 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,?-raporton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin nr 3 për veprimet e mëtejshme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga