LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kur Kosova do të marë sinjalin e parë për liberalizimin e vizave

12 Prill 2018, 19:40, Aktualitet CNA
Ja kur Kosova do të marë sinjalin e parë për liberalizimin e

Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, në një intervistë për seksionin shqip të radios “Zëri i Amerikës” komentoi mbi raportin e organizatës “Freedom House” rreth problemeve të vërejtura në Kosovë gjatë vitit të fundit si dhe diskutoi lidhur me ambiciet dhe sfidat e Kosovës.

 Ajo tha se Qeveria e Kosovës ka miratuar së fundi 11 ligje, që janë të lidhura me luftën kundër korrupsionit.

?Shpresojmë që këto ligje të plotësojnë zbrazëtirat dhe do të na ndihmojnë të jemi më efikas e të ketë llogaridhënie më të madhe?, tha Ministrja e Integrimit e Kosovës.

Hoxha tha, gjithashtu: se ka shpresa që brenda vitit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht në vendet e BE-së, sikurse fqinjët e tyre dhe se më 17 prill presin raportin e vlerësimit të kritereve që i janë vendosur Kosovës për të përparuar në integrimet evropiane.

E pyetur lidhur me incidentin e kohëve të fundit të deportimit të 6 shtetasve turq në Ankara, ajo tha se ka filluar një hetim që pritet të përfundojë shumë shpejt. ?Nga ky hetim, ? tha ajo ? do të kemi një raport shumë transparent, me të cilin do të njihet jo vetëm populli i Kosovës, por edhe partnerët ndërkombëtarë.

Lajmet e fundit nga