Connect with Us

I akuzuar për falsifikim/ Ja kur nis gjyqi për Elvis Roshin

Kronika

I akuzuar për falsifikim/ Ja kur nis gjyqi për Elvis Roshin

Publikuar

-

Procesi ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi do të nisë në Gjykatën e Tiranës më 16 prill.

Pas dorëzimit të dosjes nga prokuroria, shorti ka përcaktuar si gjyqtare të çështjes Adriana Berën.
Roshi gjendet nën akuzë “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” në formularin e dekriminalizimit, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Sipas akuzës, Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

Gjithashtu Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”.

LEXO EDHE:  Mallkimi i 31 majit për Elvis Rroshin, fiks 5 vjet më parë historia me Griseldën

Është zbuluar gjithashtu se Roshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthim eksplozivi në një dyqan

Publikuar

-

Nga

Një sasi lëndë eksplozive ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në një dyqan në fshatin Gocaj të Lezhës.

Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Shpejtësi skëterrë në aksin Tiranë-Durrës/ Policia nuk fal as për Shën Valentin, ndëshkon shoferët “rebelë”

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbrëmjes të së premtes, policia rrugore ka ushtruar kontrolle për zbatimin e rregullave të qarkullimit në aksin Tiranë-Durrës.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e policisë, mbrëmjen e djeshme janë hequr 16 leje drejtimi për shpejtësi jashtë normave të lejimit në aksin Tiranë-Durrës.

Gjithashtu në kuadër të këtyre operacioneve u evidentuan shumë drejtues duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën në rrugë.

Fundjava gjithmonë është në qendër të vëmendjes nga policia Rrugore për parandalimin e rasteve që abuzojnë me shpejtësinë, ku gjatë natës së djeshme ata u fokusuan ne aksin Tiranë-Durrës.

“Shpejtësi&lagështi në rrugë, destinacioni. Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranes, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit. Fundjava dhe festa janë për tu festuar,jo për të fluturuar në rrugë dhe përfunduar në , apo më keq akoma. Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge. 16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim. 14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

LEXO EDHE:  Shkelzen Berisha: Rrjeta e dekriminalizimit e kapi peshkun e parë

LEXO EDHE:  Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës

KUJDES! Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, udhëzimet dhe këshillat e policit, për sigurinë tuaj dhe te tjerëve. Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore. Foto  dhe gjobe  ne adrese te komisariatit digjital, ne numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje qe cenon sigurinë rrugore.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia e trefishtë në Bulqizë/ Mbërrijnë në morg trupat e familjes Tola, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Publikuar

-

Nga

Kanë mbërritur në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës tre trupat e pajetë të familjes Tolaj për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Ekspertët mjeko-ligjorë, qëndruan në banesën e tyre për sa kohë grupi hetimor kreu veprimet paraprake, ndërsa janë dashur disa orë udhëtim deri në Peshkopi për shkak se fshati Ostren i Madh ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut në zonën e Gollobordës.

Tre pjesëtarët e familjes Tolaj, nëna 40 vjeçe, vajza e madhe 20 vjeçe dhe djali 15 vjeç dyshohet se humbën jetën nga asfiksia e rrjedhjes së gazit, por ekziston mundësia që asfiksimi i tyre të ketë ardhur nga mangalli apo të jenë helmuar nga ushqimi.

LEXO EDHE:  Basha mbyll fushaten ne Kavaje: Kandidati i majte me te shkuar kriminale

LEXO EDHE:  Basha mbyll fushaten ne Kavaje: Kandidati i majte me te shkuar kriminale

Mësohet se drejt Peshkopisë është nisur një ekip i ekspertizës mjekoligjore që do të asistojë në përcaktimin e shkaqeve të vërteta të tragjedisë së rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE