LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjoba me kanosje e dhunë/ Gjykata dënon me 43 vite burg grupin kriminal

12 Prill 2018, 13:52, Aktualitet CNA
Gjoba me kanosje e dhunë/ Gjykata dënon me 43 vite burg grupin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 4 nga 7 të arrestuarit një vit më parë në shkodër, për veprën penale të gjobëvënies ndaj tregtarëve, me anë të kanosjes dhe dhunës.

Gjykata ka vendosur:

Muhamet Lici 13 vite burg
Besmit Domnori 9 vite burg
Abedin Bajraktari 11 vite burg
Denis Skutina 10 vite burg.

Nga ky vendim katër të pandehurve u është hequr 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Arrestimi i tyre u bë më 4 mars të 2017-ës, pasi u dokumentua i gjithë aktiviteti i tyre kriminal. /CNA.al

Lajmet e fundit nga