LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita ndërkombëtare e fëmijëve në situatë rruge/ Manastirliu: Shërbime sociale për 251 fëmijë

12 Prill 2018, 12:48, Sociale CNA
Dita ndërkombëtare e fëmijëve në situatë rruge/

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Situatë Rruge, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Rrjetin e Qendrave për Fëmijët në Situatë Rruge dhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës organizuan aktivitetin #UnëMbrojFëmijët për të nxitur aksionet konkrete në mbrojtje të fëmijëve në situatë rruge.

?Vetëm në vitin 2017 janë 372 fëmijë janë identifikuar nga skuadrat e terrenit në situatë rruge. Prej tyreë 251 janë menaxhuar nga shërbimet sociale dhe janë përfshirë në programet tona të mbështetjes. Janë 208 fëmijë që ishin në situate rruge, të cilët për herë të parë u regjistruan në shkollë gjatë 2017, pasi për ne rruga e dijes dhe e edukimit është arma e duhur për ta bërë jetën më të mirë?, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në fjalën e saj Ministrja u ndal te modelet e krijuara nga disa bashki si Tirana, Durrës, Elbasani etj, ku qendrat sociale komunitare dhe ato rezidenciale po ofrojnë programe ri-integrimi për familjet e fëmijëve në situatë rruge, të cilëve po u ofrohet kujdes shëndetësor, integrim i fëmijëve në shkolla dhe u është siguruar banesa nëpërmjet dhënies së bonusit të qerasë apo dhënies së banesave me kosto të ulët.

?Duhet të punojmë të gjithë bashkë, për të ndërtuar modele të qëndrueshme të shërbimeve direkte për fëmijët dhe familjet në nevojë. Modele të tilla duhet të shtrihen në të gjitha bashkitë e vendit. Ndaj do doja të bëja një apel për të gjithë drejtuesit vendor dhe organizatat partnere, të bashkojmë forcat për të ndërtuar modele të mira shërbimi të integruar në të gjitha bashkitë, për të siguruar shërbime për fëmijët në situatë rruge nga veriu në jug?, tha Manastirliu.

Agjencia e Mbrojtjes së Fëmijëve, struture e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale punon cdo ditë përmes punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve në territor për të identifikuar nevojat dhe garantuar zgjidhje për fëmijët në situatë rruge.

Kështu, gjatë vitit të kaluar, 43 fëmijëve u është ofruar shërbim në kushtet e emergjencës, në shërbimet 24 orë të ofruara në qendrat rezidenciale, me kujdes maksimal nga strukturat e shërbimeve sociale të Ministrisë së Shëndeëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërsa 30 raste shfrytëzuesish të fëmijëve janë kallëzuar penalisht.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, merrnin pjesë kryetari I Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj, Ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lu, përfaqësues të lartë të Zyrës së Delegacionit Europian, OSBE, UNICEF dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Gjatë gjithë ditës në sheshin Skënderbej u organizuan aktivitete argëtuese për 150 fëmijët e pranishëm, të cilët sot kanë dalë nga situata e vështirë ku ndodheshin dhe po trajtohen me shërbime të integruara në qendrat sociale në disa bashki të vendit.

Lajmet e fundit nga