LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha shpërthen ndaj ambasadores së BE: E sëmurë, ka kërkuar arrestimin tim

12 Prill 2018, 20:13, Aktualitet CNA
Berisha shpërthen ndaj ambasadores së BE: E sëmurë, ka

Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e ?ABC News? ka komentuar deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu, pas letërs së ish-kryprokurorit Adriatik Llalla në Kongresin amerikan.

Teksa nuk ka pranuar të thotë mendimin e tij nëse është apo jo i vërtetë pretendimi i ish-kryeprokurorit Llalla, nuk ka pranuar të thotë nëse e beson apo jo që ambasadori Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës në zyrën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pasi sipas tij në një bisedë me dy persona që nuk ka dëshmitarë të tretë, nuk dihet e vërteta.

Por Berisha ka bërë publike një rast tjetër, që sipas tij ambasadorja e BE-së i ka kërkuar Llallës arrestimin e ish-kryeministrit Berisha. Berisha tha se këtë e kishte marrë vesh nga ambasadorë të tjerë.

Berisha e quajti ambasadoren Vlahutin si të sëmurë, ndërsa tha se i detyron ata që shkojnë për ta takuar që të lënë telefonat jashtë nga frika se mos i përgjonte ai.

“Unë kam pasur historinë time, Ambasadorja Vlahutin i ka kerkuar zotit Llalla arrestimin tim. Unë e besoj plotësisht kete sepse zoti Llalla i ka thënë Nishanit se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Berishës. Unë këtë e kisha marrë vesh nga ambasadorë të huaj por as që e kisha vlerësuar. Une e besoj 100% se cfarë ndodh, se kur ke fiksime dhe komplekse nuk di të ndalesh.

Një ditë para disa muajsh u thotë ambasadoreve të BE mos hajdeni në emision me telefona se 4 kate më poshtë është Berisha dhe na regjistron. Që një ambasadore të arrijë deri këtu ose është e sëmurë dhe ka obsesione?.sëmuret cdo njeri, që ti thotë mendja asaj që Berisha mund të na përgjojë, mund të ketë një berishofobi 10 herë më të madhe se Rama, ose bën provokavcion sa ka patur persona qe kane qeshur me te.

Kur mora vesh të dytën them që kjo që unë e kam quajtur guvernatore është e aftë të bëj cdo përpjekje por s?mund ta transpozoj ne rastin e ambasadoirit Lu se këtu e vërteta. Nuk e di” /CNA.al

Lajmet e fundit nga