LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha-Kryemadhi po keqpërdorin deputetët e rinj”

12 Prill 2018, 19:48, Aktualitet CNA
“Basha-Kryemadhi po keqpërdorin deputetët e rinj”

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në emisionin ?Studio e Hapur? në News24, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka shenjëstruar deputetët e opozitës se janë duke u keqpërdorur nga liderët e partive të tyre, përkatësisht Basha dhe Kryemadhi, me aktet që janë duke bërë në Parlament.

?Këta nuk kanë lidership. Kanë një burrë dhe një grua në krye, si Basha dhe Kremadhi, dhe përdorin deputetët e rinj si Salianji, Mehmetaj, etj. I ka hyrë një frikë e madhe në raport me reformën në drejtësi, dhe i hedhin deputetët mish për top aty në sallën e Parlamentit?.

Më tej Spiropali ka thënë se Basha është duke e mbajtur partinë me ?miell? të LSI-së, që gjë siguron dështimin, pasi shtëpia nuk mbahet miell hua.

?E kanë katandisur Kuvendin në një mejhane, me miell, ujë. Po nuk mbahet shtëpia me miell hua. Basha po kërkon të mbajë ?shtëpinë e tij? me miell hua, duke ia marrë LSI-së?, u shpreh deputetja Spiropali. /CNA.al

Lajmet e fundit nga