LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-skandali në shkollë/ Mësuesi përballet me policinë: Është personale...

11 Prill 2018, 18:30, Aktualitet CNA
Video-skandali në shkollë/ Mësuesi përballet me

Mësuesi i matematikës në shkollën “Adem Gjeli”, Fatmir Dervina, është shoqëruar në polici sot pas denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku është marrë në pyetje në lidhje me videon perverse.

?Ajo video është personale dhje nuk ka lidhje me shkollën dhe ambientin pedagogjik dhe me nxënësit?, ka deklaruar Fatmir Dervina, mësuesi i shkollës 9-vjeçare ?Adem Gjeli? në Fushë-Krujë në polici, raporton BalkanWeb.

Mësuesi Dervina është shprehur para uniformave blu se, video ishte realizuar jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe ishte diçka e tija personale.

Ai pretendon se ajo video u është dërguar padashje kontakteve që kishte në telefon.

?Video është dërguar padashje në disa kontakte që kisha në telefon?, mësohet të jetë shprehur mësuesi para prokurorëve të çështjes, i cili mohoi kategorikisht se ka pasur për qëllim të ngacmojë nxënësit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga