Connect with Us

Skandali seksual me mësuesin e matematikës/ Berisha publikon të dhëna të reja

Aktualitet

Skandali seksual me mësuesin e matematikës/ Berisha publikon të dhëna të reja

Publikuar

-

/

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Pas denoncimit të publikuar sot për një mësues në Fushë-Krujë i cili sipas Berishës shfaqet në një video perverse, kanë dalë të tjera të dhëna në dritë.

Në mesazhin e një qytetari, thuhet se mësuesi i matematikës është anëtar i Partisë Socialiste.

Postimi i plotë Berishës:

Te dhena te reja per siçilistin monster te Edvinit qe “edukon” nxenesit e shkolles!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Dr. Berisha. Per personin e videos ne Fushe Kruje do doja te shtoja qe eshte anetar i flakte me teser partie i Partise Socialiste dhe lobues i zellshem i i PS dhe Edi Rames ne rrethin e Krujes. Pervec ksaj do doja te shtoja qe eshte dhe mik dhe informator i ngushte i gazetarit genjeshtar dhe intrigant Artan Hoxha. Imagjinoni ne cfare dore pervesesh dhe te degjeneruarish dergojme femijet tane kur i dergojme ne shkolle dhe aq me keq kto lloje perversesh kan kte shtet te degjeneruar dhe na drejtojne. Nderime dhe respektet me te perzemerta per ju Dr. Berisha. Ju lutem ne anonim te plote. Flm” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ambasadat shqiptare në 5 shtete ”mbyllin” dyert/ Zbardhen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dinë qytetarët që shkojnë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

LEXO EDHE:  Superskandal/ Rroshi vodhi 25 000 metër katror tokë  

LEXO EDHE:  Berisha zbulon “sëmundjen” e Sorecës/ Flet për fuqinë e mafies

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617



Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  ‘Berisha është lider i jashtëzakonshëm’/ Garo tregon pse iu bashkua Foltores

LEXO EDHE:  Berisha per statusin ne Facebook: Ka te beje me standardet, jo me rezultatin

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Lame kallëzohet në SPAK

Publikuar

-

Nga

Covid-19 mbyll Kadastrën e Tiranës/ Dhjetëra punonjës të infektuar

Banorët e Laprakës kanë  kallëzuar sot  në SPAK Kreun e Kadastrës Artan Lame dhe firmën “Salillari”.

Ata shprehen se projekti i Unazës së Madhe parashikon prishjen e objekteve në Laprakë.

“Kemi vendosur t’i drejtohemi SPAK me një kallëzim penal ndaj Kadastrës dhe Salillarit që ka fituar këtë tender, për të cilin ne kemi dyshime. Kallëzimi është depozituar në SPAK.



Banorët kanë që në 2006 që presin të legalizohen banesat e tyre. Nuk kemi asnjë procedurë ligjore”, u shprehën ata për mediat.

Më tej ata kanë treguar se banesat që parashikohen të shembet janë ndërtur që në vitin 2000  apo ndoshta më herët.

LEXO EDHE:  Berisha zbulon “sëmundjen” e Sorecës/ Flet për fuqinë e mafies

LEXO EDHE:  Foto-Çfarë nuk u pa nga përplasjet për Teatrin/ Këshilltari mizerabël dirigjon aksionin

Ne duam që projekti të bëhet, por duam të ketë një respektim ligjor. Të merren masat e duhura për t’i ardhur në ndihmë banorëve që i preken banesat. Duam që para se të nisin shembjet të merren masat dhe më pas të vijohet. Ne jemi pro projektit, por kostoja që na kanë ofruar është e lartë. Ligjet shqiptare po shkelen me të dyja këmbët. I bëj thirrje institucioneve të dialogojnë t’i japin zgjidhje e më pas të vazhdohet me projektin”, u shpreh një nga banorët, pas kallëzimit në SPAK./CNA.al

LEXO TE PLOTE