LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguracioni i makinave/ Publikohen shifrat sa do të paguajnë drejtuesit e mjeteve

11 Prill 2018, 17:04, Aktualitet CNA
Siguracioni i makinave/ Publikohen shifrat sa do të paguajnë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar primin e rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik për çdo kategori mjeti për të gjithë tipat e automjeteve.

Bëhet e ditur se për kategorinë e motoçikletave primi i riskut për ato me kubikazh deri në 150 cm3 është 3 mijë lekë kurse për ato mbi këtë kubikazh, 4500 lekë.

Një vit më parë, primi i riskut për këto kategori ishte respektivisht 3000 lekë për të parën dhe 4800 lekë për të dytën. Lidhur me autoveturat, për ato me kubikazh deri në 1600 cm3, primi i rrezikut për llogaritjen e nivelit të provigjoneve të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta është 6500 lekë për vitin 2018 nga 7000 lekë që ishte një vit më parë.

Në raport me një vit më parë vihet re një rënie e lehtë e tarifës ?dysheme? që caktohet nga autoriteti mbi të cilin më pas kompanitë e sigurimeve shtojnë kostot dhe fitimet për të arritur në një çmim final që është ai i shitjes së policave në treg.

Tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik është i liberalizuar dhe AMF nuk mund të ndërhyjë në përcaktimin e çmimeve, orientimi jepet përmes primeve të rrezikut që shërbejnë edhe për përllogaritjen e provigjoneve, raporton GSH.

 

Lajmet e fundit nga