LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i Bankës Botërore/ “Shqipëria pëson rënie ekonomike në 2018”

11 Prill 2018, 16:19, Aktualitet CNA
Raporti i Bankës Botërore/ “Shqipëria pëson rënie

Sipas raportit më të fundit ekonomik të Bankës Botërore mbi Ballkanin Perëndimor, botuar të mërkurën, rritja ekonomike në Shqipëri është moderuar, ndërsa projekte të mëdha investimesh po lulëzojnë.

Në raport thuhet se në vitin 2017 rritja ekonomike vlerësohej 3.8% çka solli dhe krijimin e vendeve të reja pune, ndërsa në vitin 2018 pritet që të ketë një rënie në 3.6%.

?Shqipëria: Rritja ekonomike vlerësohet të ketë arritur 3.8 për qind në vitin 2017, duke mbështetur krijimin e vendeve të punës dhe duke ndihmuar në uljen e varfërisë.

Rritja pritet të arrijë në 3.6 për qind në vitin 2018, pas lulëzimit të dy projekteve të mëdha të huaja për investime në energji.

Edhe pse borxhi publik ra në vitin 2017, ritmi i konsolidimit fiskal u ngadalësua.

Përpjekjet e vazhdueshme për konsolidimin e financave publike, përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve, reduktimin e borxheve dhe detyrimeve të kushtëzuara dhe prezantimi i reformave strukturore në sektorin e energjisë, atë financiar dhe atë gjyqësor, janë kritikë për të nxitur besimin dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme?,- thuhet në Raport. /CNA.al

Lajmet e fundit nga