LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panariti ankohet për taksat/ Peleshi e nxjerr zbuluar

11 Prill 2018, 12:05, Ekonomi CNA
Panariti ankohet për taksat/ Peleshi e nxjerr zbuluar

Paraditen e sotme, deputeti i LSI-së, Edmond Panariti në një konferencë për shtyp tha se protestat e ditëve të fundit kundër taksave është dëshmi e qartë e një modeli të gabuar ekonomik.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi.

Ky i fundit i ka kujtuar Panaritit, se çfarë predikonte dhe çfarë bënte kur për katër vjet me radhë mbuloi detyrën e ministrit të bujqësisë

?Me bindjen se vetë kolegu thotë atë që i thonë të thotë dhe jo atë që mendon se duhet thënë, ja disa fakte e shifra që flasin vetë:
Këtë vit kemi 6000 aplikime nga fermerët e vegjël, 25% më tepër se dje?, thuhet në reagimin e Peleshit.

Reagimi i plotë i Ministrit të Bujqësisë:

Keqardhje për kolegun Panariti, që si të gjithë kolegët e LSI- së e ka harruar shumë shpejt se çfarë predikonte dhe çfarë bënte kur për katër vjet me radhë mbuloi detyrën e ministrit të bujqësisë.

Faktet dhe shifrat e aplikimeve të sivjetshme, flasin qartësisht për rritje financiare e cilësore të mbështetjes për fermerët. E vërteta sot është shumë larg nga ish-ministri dhe qeveria është sot shumë më pranë fermerëve se dje.

Me bindjen se vetë kolegu thotë atë që i thonë të thotë dhe jo atë që mendon se duhet thënë, ja disa fakte e shifra që flasin vetë:
Këtë vit kemi 6000 aplikime nga fermerët e vegjël, 25% më tepër se dje.
Nxitja për bashkimin në shitje të fermerëve të vegjël, duke i përjashtuar bashkimet e tyre nga TVSH-ja e duke siguruar për to 25-50% më tepër financim krahasuar me fermerët individualë, është mbështetje reale për rritjen e të vegjëlve dhe aspak mohim mundësish për ta.
Për herë të parë qeveria mbështet edhe ekonomitë jobujqësore si agroturizmi dhe produktet tipike, çka hap mundësi të reja për fermerët e vegjël.
Shumë shpejt do të shohin të gjithë atë që di edhe miku im Panariti, ndryshimin cilësor në terrenin e jetës reale të fermerëve të vegjël që do të kthehen në shembull nxitës për kategorinë e tyre, duke u përfshirë në skemat e reja. Dhe kolegu im nuk duhet të shfaqet i mërzitur nga ky ndryshim, se fermerëve pa dallim u duhet bujqësia jo LSI-ja. Edhe Shqipërisë që punon tokën po ashtu./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga