LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk justifikon pasurinë/ Gjyqtari ngec në rrjeten e Vettingut

11 Prill 2018, 08:39, Kronika CNA
Nuk justifikon pasurinë/ Gjyqtari ngec në rrjeten e Vettingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën për gjyqtarin e Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva.

Trupa gjykuese e cila përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia, do të kalojë në ?sitën? e Vettingut pasurinë e gjyqtarit Trezhnjeva.

Relatorët e KPK kanë deklaruar se gjyqtari Trezhnjeva nuk ka qenë bashkëpunues në komision, ndaj dhe hetimi është bazuar në deklarimet e tij pranë ILDKP.

Trupa gjykuese ka lexuar shkresën e ILDKP, ku kjo e fundit ka konstatuar se deklarimet e gjyqtarit Trezhnjeva nuk janë të sakta, pasi ai nuk ka burime për të justifikuar pasurinë, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Lidhur me këtë, KPK ka hetuar pasuritë e gjyqtarit dhe personave lidhur me të, prej ku ka rezultuar se Trezhnjeva ka një apartament banimi në Tiranë 96 m2, apartament të përshtatshëm për aktivitet tregtar me sipërfaqe 65 m2 po në Tiranë, për të cilat nuk ka deklaruar burim të ardhurash, si dhe një tjetër apartament 143 m2.

Lajmet e fundit nga