LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Më ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës"/ Lu: Absurde! Llalla rrezikon të shkojë në burg

11 Prill 2018, 19:54, Aktualitet CNA
"Më ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës"/ Lu: Absurde!

Pas letrës së publikuar të ish-kryeprokurorit Adritatik Llalla, drejtuar Kongresit amerikan, në të cilën, Lu akuzohet për lidhje të forta me Sorosin dhe se i kishte kërkuar arrestimin e Presidentit Ilir Meta,një reagim për mediet ka ardhur nga ambasadori Lu. Në të thuhet se Llalla është një zyrtarë i korruptuar, dhe është nën hetim aktiv për pastrim parash.

Sipas ambasadorit Lu, ky reagim vjen si pasojë e frikës së tij për shkeljet e ligjit, pasi rrezikon të përfundojë në burg.

Lu është shprehur lidhur me pretendimin e Llallës se i ka kërkuar arrestimin e presidentit Ilir Meta, duke thënë se kjo është një gënjeshtër dhe fyerje për Presidentin e Shqipërisë.

?Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t?u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar?, shprehet Lu.

/CNA.al

Lajmet e fundit nga