LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kotzias në Beograd: Zyra e Prishtinës në Athinë, nuk është përfaqësi diplomatike

11 Prill 2018, 14:09, Kosova & Bota CNA
Kotzias në Beograd: Zyra e Prishtinës në Athinë, nuk

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ka siguruar autoritetet e Beogradit se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

Kotzias, po ashtu, i ka njoftuar zyrtarët serbë se në kryeqytetin grek do të hapet një zyrë tregtare, por i ka siguruar ata se ajo zyrë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike e Kosovës.

?Kur do të hapet, e kjo do të ndodhë në një moment të caktuar, ajo zyrë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike e Kosovës. Konsullata është përfaqësi diplomatike, e diçka e tillë as nuk është dakorduar e as paraparë?, ka thënë ai.

 

Lajmet e fundit nga