LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimet për luftë mes SHBA dhe Rusisë, reagon Turqia

11 Prill 2018, 20:15, Aktualitet CNA
Kërcënimet për luftë mes SHBA dhe Rusisë, reagon Turqia

Pas kërcënimeve për luftë mes SHBA-së dhe Rusisë në Siri, ka reaguar kryeministri turk Binali Yildirim, duke i quajtur zënkat e tyre virtuale ?përleshje rrugësh?.

Sikurse raportojnë mediat turke të sjella në shqip nga ato kosovare-maqedonase Yildirim ka bërë thirrje që të ndalen kërcënimet e tilla, shkruan “Periskopi”.

?Është përleshje rrugësh. Po përleshen si rrugaçë. Por kush po e paguan çmimin? Civilët?, ka thënë Yildirim në një fjalim të tij në Stamboll.

Ai ka thënë se tani nuk është koha për rivalitet.

?Tani nuk është koha për rivalitet. Është koha që të shërohen plagët në këtë rajon, të bëhemi bashkë dhe ta lëmë prapa luftën?, ka thënë kryeministri turk.

Presidenti amerikan Donald Trump ka parlajmëruar Rusinë se SHBA-ja do të sulmojë me raketa caqet e Assadit, duke i thënë që të bëhet gati.

Ndërkaq, Rusia ka paralajmëruar se çdo raketë mbi Siri do të rrëzohet nga forcat e saj ushtarake. I gjithë tensionimi i situatës vjen pas sulmit me armë kimike në Siri.

Lajmet e fundit nga