LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjiknuri akuza opozitës: Po tenton destabilitetin!

11 Prill 2018, 19:45, Aktualitet CNA
Gjiknuri akuza opozitës: Po tenton destabilitetin!

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Repolitix? në Report TV, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, protestën e qytetarëve kuksianë, ka sulmuar opozitën.

Gjiknuri ka thënë se opozita ka synon destabilitetin e vendit, me qëllimin forcimin e rolit të saj tek qytetarët dhe ndërkombëtarët.

?Opozita po tenton destabilitetin dhe të japë përshtypje tek ndërkombëtarët dhe qytetarët, që Shqipëria ndodhet në krizë ekonimike dhe politike, se qeveria është kundër popullit të saj?.

Për tarifën e ?Rrugës së Kombit? Gjiknuri është shprehur se ?qytetarët që preken do të paguajnë, por tarifë të reduktuar, ndërsa taksa nuk do të jetë zero.

Transporti publik nuk do të preket. Për të tjetrët po shikohen të gjitha mundësitë?.  /CNA.al

Lajmet e fundit nga