LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Basha shpall grup armiqësor Këshillin Kombëtar të PD

10 Prill 2018, 11:28, Aktualitet CNA
Skandali/ Basha shpall grup armiqësor Këshillin Kombëtar të

Që prej zgjedhjes në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka mbledhur pothuajse asnjëherë një nga strukturat më të larta të kësaj partie, siç është Këshilli Kombëtar i PD.

Në 5 vite, Këshilli Kombëtar i PD, i cili ka rreth 300 anëtarë është mbledhur vetëm një herë, atëherë kur u zgjodhen sekretariatet.

Në fillim të marrjes së detyrës së kreut të PD, Basha e njoftonte Këshillin Kombëtar në lidhje me aksionet opozitare, ndërsa kohët e fundit jo vetëm që nuk e mbledh më, por as nuk e njofton, duke e shpallur si grup armiqësor.

Në ato pak aksione opozitare që ka zhvilluar në këto pesë vite PD, Këshilli Kombëtar është injoruar nga Basha.

Rasti më i fundit është ai i djeshmi, ku Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD ka kërkuar angazhim dhe mbështetje maksimale nga të gjitha strukturat e PD për protestën e sotme në mbështetje të biznesit të vogël, por Këshilli Kombëtar i PD as nuk është njoftuar në lidhje me këtë aksion opozitar.

Burime për CNA.al pohojnë se anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD nuk janë njoftuar për të qënë pjesë e aksionit të sotëm të opozitës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga