LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë/ Zjarr në kufi, aktivizohen forcat DELTA

10 Prill 2018, 13:12, Kosova & Bota CNA
Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë/ Zjarr në kufi,

Greqia ka ndërmarrë një stërvitje të gjerë gjatë këtyre ditëve në ishujt Dodecanese, të cilët janë në kufi me Turqinë.

Stërvitja është përshëndetur edhe nga ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos përmes një postimi.

Mediat greke bëjnë me dije se në këtë stërvitje, e cila ndryshe nga të parat parashikon edhe hapje zjarri me armatim luftarak ndaj objektivave të caktuar do të aktivizohen edhe forcat speciale DELTA të ushtrisë greke.

Forcat DELTA do të stimulojnë skenare zbarkimi në tokë përmes anijeve amfide si edhe ato të mbrojtjes në rast të një sulmi nga deti, shkruan albeu.

Forcat DELTA të Greqisë janë krijuar në fillim të viteve 2 000 dhe aktivizohen vetëm në rastet e krizave të medha të sigurisë, me të cilat përballet vendi. Aktivizimi në këtë periudhë sipas mediave greke tregon pikërisht seriozitetin e situatës.

Grekët nuk e fshehin se kjo stërvitje bëhet kundrejt provokimeve të Turqisë në det dhe në tokë duke thënë se ka ardhur koha që të marrin seriozisht masa.

Një gjë të tillë e ka shprehur edhe kryeministri grek Tsipras, i cili tha se ka ardhur koha që Turqia t?i japë fund provokimeve.

Lajmet e fundit nga