Connect with Us

Kroacia firmos mos ekstradimin e Ismail Morinës, në Serbi

Bota

Kroacia firmos mos ekstradimin e Ismail Morinës, në Serbi

Publikuar

-

Kroacia ka vendosur mos ekstradimin e tifozit Ismail Morina në Serbi.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga Ministria Kroate e Drejtësisë, Drazhen Boshnjakoviç.

Bëhet e ditur se Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, referuar këtu ngjarjes së viti 2014, ku tifozi ngriti një dron me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd.

LEXO EDHE:  Ekstradohet nga Italia skafisti që shkaktoi tragjedinë e 9 janarit 2004

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë Morina ishte lejuar të transferohej drejt Italisë, ku po gjykohet për një tjetër çështje të ngjashme me atë të dronit në Beograd. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tetë viktima nga stuhia “Ciara”/ Autoritetet ngrenë alarmin, anulohen fluturimet

Publikuar

-

Nga

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Poloni, Çeki, Francë, Gjermani dhe Suedi sipasojë e stuhisë Ciara që ka goditur Evropën.

Në 42 rajone të Francës autoritetet kanë ngritur alarmin portokalli teksa gati 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin Charles de Gaulle kurse 150 të tjerë në Këln e Dyseldorf.

Sipas mediave të huaja, në Gjermani ka patur gjithashtu edhe disa të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

LEXO EDHE:  Shqiptarët e dënuar për vrasje, përdhunim dhe drogë ekstradohen nga Anglia

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Nikolla Gruevski me pranga/ Del para togave të zeza

Ndërkaq, mësohet se stuhia ka mbërritur ndërkohë në Sardenja dhe në rajonet qendrore të Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përhapja e koronavirusit/ Kina teston te minjtë vaksinën e parë provë

Publikuar

-

Nga

Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kinë bën me dije se ka filluar testimi tek minjtë për një vaksinë të parë të mundshme për kurimin e koronavirusit.

Sipas Qendres së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve “testet e kafshëve bëhen në një fazë shumë të hershme në zhvillimin e një vaksine dhe se shumë hapa të tjerë do të duhet të merren akoma përpara se të jetë gati”.

Sipas mediave të huaja, janë planifikuar gjithashtu edhe testime të mëtejshme të toksicitetit tek kafshët më të mëdha, siç janë majmunët, për të patur një vaksinë të sigurt për njerëzit.
Shkencëtarët vazhdojnë të jenë në garë kundër kohës për të provuar të mposhtim virusin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Stuhia “Ciara” po shkakton tragjedi/ Humbin jetën 2 persona në Britaninë e Madhe

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe si pasojë e stuhisë “Ciara”.

Sipas mediave të huaja, një 59-vjeçar humbi jetën teksa drejtonte makinën, pasi pema e zuri poshtë. Ndërsa viktima e dytë është një 77-vjeçar, i cili rrëshqiti në akull.

Në Britani transporti rrugor u çrregullua tërësisht, ndërsa fluturimet dhe shërbimet u anuluan.
Stuhia “Ciara” ka shkaktuar kaos në disa shtete të Evropës, me erëra deri në 180 kilometra në orë dhe shira të rrëmbyeshëm.

LEXO EDHE:  Ekstradohet nga Belgjika një shtetas shqiptar i dënuar me 11 vjet burg

LEXO EDHE:  Kapet 39 kg heroinë në Serbi/ Arrestohen 3 shqiptarë

Stuhia filloi të dielën në Britani, për të vazhduar më pas në pjesë të tjera të kontinentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE