Connect with Us

Gjermani, arrestohen 11 narkotrafikantë shqiptarë

Kronika

Gjermani, arrestohen 11 narkotrafikantë shqiptarë

Publikuar

-

Policia gjermane vetëm në 10 prill bëri të ditur për publikun rezultatet e një operacioni të gjerë antidrogë të ndërmarrë në Frankfurt mbi Majn në 5 prill. Rreth 50 policë të armatosur rëndë me automjete dhe 2 qen antidrogë kryen bastisje në 7 banesa dhe aktivitete tregtare në Frankfurt.

Si rezultat i punës së mirë operative paraprake në këto bastisje u kapën 25 kg heroinë, 1,6 kg kokainë, thuajse 4 kg kanabis si edhe 700 gramë të drogës së njohur me emrin krak. Narkotrafikantëve iu sekuestruan edhe rreth 17 000 euro kesh në monedha dhe në kartmonedhë, para këto që besohet se janë siguruar nga trafiku i drogës.

Polica arriti të arrestojë 11 shqiptarë të përfshirë në këtë aktivitet droge me detyra si shpërndarës, si strehues apo si korrierë droge ose parash të fituara nga shitja e drogës. Polica gjermane po heton për të zbuluar si silleshin në Gjermani të tilla sasi të mëdha kokaine nga Holanda dhe heroine e kanabisi nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Adriatik Llalla kryeprokuror deri në nëntor/ “CEZ” e “21 janari” në dorë të prokurorisë speciale

Policia gjermane shpreson, që me ndihmën e kolegëve shqiptarë të godasë edhe paratë e drogës së këtij grupi kriminal, para të cilat janë investuar në Shqipëri me qëllim edhe pastrimi. Për shkak të sekretit hetimor policia gjermane nuk ka bërë publikë emrat e të arrestuarve./Gjergj Thanasi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Nga

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Sulmi në Gjermani/ Dëshmitari: Autori thirri Allahu Akbar dhe qëlloi mbi fëmijët

LEXO EDHE:  Gjermani/ Një në çdo pesë pacientë me Covid-19 humb jetën

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I gjendet drogë në makinë/ Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash në makinë.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Publikuar

-

Nga

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Vetëm pak ditë pasi u kapën 11.6 kg kokainë në një kontenier në Portin e Durrësit,  të njëjtës kompani të importit të bananeve iu sekuestrua sot një tjetër sasi lëndësh narkotike.

Kokaina u kap në konteinerin e kompanisë ‘’Alba Exotic Fruit’’ , ndërkohë sipas asaj që raporton Ballkan ëeb, policia ka ushtruar kontrolle në 10 konteinerë dhe në një prej tyre u gjet kokaina e ndarë në disa pako.

LEXO EDHE:  Sulmi në Gjermani/ Dëshmitari: Autori thirri Allahu Akbar dhe qëlloi mbi fëmijët

Kujtojmë që më herët është arrestuar menaxheri i kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni si dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Gjermani

 

LEXO TE PLOTE