Connect with Us

Debatet për LGBT/ Deputetja e PD letër ambasadorit Lu: Problemi i shqiptarëve është…

Politikë

Debatet për LGBT/ Deputetja e PD letër ambasadorit Lu: Problemi i shqiptarëve është…

Publikuar

-

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar pas paralajmërimit të ambasadorit të SHBA, Donald Lu, ndaj disa deputetëve për qëndrimin e tyre kundër komunitetit LGBT, Ligjvënësja e djathtë, Orjola Pampuri, i është përgjigjur me një letër të hapur kryediplomatit amerikanë, ku i shkruan se problemi i shqiptarëve nuk është ky komunitet, por taksat, varfëria, papunësia.

“Nuk diskriminoj askënd. Në këtë botë cdo njeri ka të drejtë të bëjë jetën e tij, në mënyrën që ai zgjedh ta bëjë atë, por pa imponuar askënd për të pranuar me pahir këtë zgjedhje.

Në këndvështrimin tim dhe të elektoratit që përfaqësoj, prioritet do t’I jepja ish te përndjekurve, jetimëve, e personave me aftësi të kufizuara.”- shkruan Pampuri.

Letra e plotë e deputetes:
Leter e hapur per Ambasadorin Donald Lu: Mr. Lu, ne kuadër të deklaratës suaj mbi deputetët të cilët nxitën debatin mbi cështjen LGBT, gjeta pak kohë t’ju përgjigjem, pasi problemi ynë nuk është pikërisht ky komunitet dhe problematikat e tij, madje besoj e jam e bindur që në një moment kritik për qeverinë e politikat e saj kjo cështje po përdoret mirëfilli si një mekanizëm mbrojtës, ku bazat I ka tek zhvendosja e vëmendjes. Cështjet që sot po rrënojnë këtë vënd e janë pasojë e një politike të gabuar, e një politike në shërbim të klientëve e të oligarkëve, ku përfshihen një sërë faktorësh të rëndësishëm kombëtarë e ndërkombëtarë, nuk janë LGBT, por taksat, varfëria, papunësia, largimi I Shqiptarëve si azilkërkues, largimi i shtresës së mesme, largimi I intelektualëve, mjekëve, inxhinierëve, profesorëve etj.

Sot në spitale nuk ka kushte, nuk ka medikamente për të sëmurët me kancer, mbi 30000 familje përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike, 11 qytetarë të pafajshëm sot janë në burg, vetëm sepse protestojnë për një taksë të cilën nuk munden ta përballojnë më, jetojnë në mjerim e nuk kanë me c’të ushqejnë fëmijët.

Sot, si kurrë ndonjëherë procedohen penalisht deputetë të opozitës, vetëm pse mbështesin një protestë paqësore qytetare, e cila vjen pas një gjëndje tejet të rënduar të ekonomisë në cdo familje shqiptare. Por kryetarë bashkish të cilët kanë abuzuar me pushtetin, ish ministra të cilët janë përfshirë në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, ish ministrat e koncensioneve korruptive, e trafikantë bashkëpunëtorë të qeverisë janë ende të pandëshkuar.

Kjo është cështja Mr. Lu, nuk janë LGBT, ata nuk janë as të sëmurë, as të paaftë për të punuar, e as nuk janë diskriminuar kurrë për të përfituar projekte pafund, si asnjë kategori tjetër.

Unë në profesionin tim jam Psikologe Klinike, e në zyrën time kam këshilluar disa prej tyre, sigurisht në atë zyrë askush nuk paragjykohet e nuk diskriminohet, pasi është profesioni I tillë I cili ‘te zhvesh’ nga cdo lloj paragjykimi. Shkolla, formimi, profili e profesioni me nxisin të mos diskriminoj, ashtu sikurse kam bërë edhe një vit më parë duke folur nën petkun e psikologes e cila respekton të drejtën e cdo komuniteti për të jetuar në mënyrën që ai zgjedh. Nuk diskriminoj askënd. Në këtë botë cdo njeri ka të drejtë të bëjë jetën e tij, në mënyrën që ai zgjedh ta bëjë atë, por pa imponuar askënd për të pranuar me pahir këtë zgjedhje.

Në këndvështrimin tim dhe të elektoratit që përfaqësoj, prioritet do t’I jepja ish te përndjekurve, jetimëve, e personave me aftësi të kufizuara. Por sot flas në emër të qytetarëve që përfaqësoj, në emër të së Djathtës, e cila është një parti konservatore, ku familja ka vlerat themelore, e në emër të personit tim si nënë, si grua e si familjare e një familje të shkëlqyer, e cila familjen e ka të shënjtë e të paprekshme.

Ky është mendimi im, I djemve te mi, I familjes sime, I elektoratit tim, I paraardhësve të mi si konservatorë brez pas brezi. Unë si profesioniste vlerësoj mendimin e lirë, I cili duhet të respektohet nga cdo kush si nga politikanët për njëri-tjetrin, ashtu edhe me gjerë e më ngushtë.

Mendimi im nuk ka të bëjë me homofobinë, por me vlerën që I jap vazhdimësisë, e cila ka sens vetëm në një familje tradicionale, ku mund të përcillet modeli I nënës e babait e vlerat e moralit, mbi bazën e të cilave kapërcehet me sukses cdo hallkë për zhvillimin e personalitetit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shqipëria në panik/ Basha zhgërryhet rrugëve të Europës

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mesditë Tiranën, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë e mesme me epiqendër në detin Adriatik. Raportohet për 75 persona të lënduar, banesa dhe dëme të shumta materiale.

Por ajo që bie në sy është heshtja e gjatë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili i “zgjua” vetëm pas 5 orësh nga Holanda.

Ndoshta po vadiste tulipanët e tij, ndoshta kishte marrë malet diku, por një gjë është e sigurt, kur në Shqipëri bie tërmet, Luli nuk shqetësohet për hallet e shqiptarëve. Kujtohet pas 5 oresh.

Luli po fle! Luli është në Holandë! Luli është tek kunati! Luli është në seli! Luli mund të jetë kudo! Luli është askund! Luli nuk është me shqiptarët dhe këtë e tregoi dhe sot me heshtjen e gjatë të tij. Luli eshte rrugeve te Europes duke shijuar e shpenzuar parate e fituara nga marreveshja me Ramen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmetet e fuqishme tmerrojnë shqiptarët/ Andi Përmeti mesazh solidarizimi

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Permeti ka publikuar një mesazh solidarizimi pas termeteve të fuqishme që lekundën vendin.
“Sot, Shqiperia u godit nga nje sere termetesh, me i forte 5.8 rihter. Sot natyra na kujtoi se sa te vegjel jemi dhe se me e rendesishme eshte dashuria per familjaret, miqte, koleget, dashuria per njeriu. Sot te gjithe duhet te solidarizohemi dhe te ndihmojme me sa mundemi te prekurit nga termeti dhe te falenderojme ZOTIN qe nuk pati viktima.
ZOTI qofte me Shqiperine dhe shqiptaret”, shkruan Permeti në postimin e tij në Facebook.
Kujtojmë se sot vendi është lekundur nga tërmete te fuqishme e për pasoje ka pasur një numer të madh njerëzish të lënduar dhe banesa te dëmtuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kush e “ndëshkoi” Durrësin, ikja e Dakos apo Ilir Meta

Publikuar

-

Nga

Sot një tërmet i madh ka shkundur Shqipërinë epiqendra e të cilit ishte afër Durrësit. Deri tani raportohet të ketë disa persona të lënduar por më shumë se sa aq ka qenë paniku në një tërmet 5.6 ballë i përsëritur më pas nga një tjetër 5.2, lëkundje të cilat kanë tronditur kryeqytetin  dhe Durrësin më shumë i cili ka qenë më afër epiqendrës.

Po të shohësh rrjetet sociale dhe komentet e njerëzve dy janë pikat kryesore që i referohen tërmetit.

Së pari në Durrës thonë na ra tërmeti se na iku Vangjush Dako, por edhe më shumë edhe më tej parashikuesi i këtij tërmeti ka qenë Ilir Meta i cili thoshte se do të kishte një shkundje apokaliptike në Shqipëri.

Tani në Durrës, duhet të votojnë që të zgjedhin se kush nga të dy ishte shkaktari i këtij tërmeti, largimi i Vangjush Dakos dhe mos kandidimi i tij apo parashikimi i dhënë nga Ilir Meta që është banor i Durrësit në Gjirin e Lalëzit.

Ndonjë tjetër do të donte të kishte dhe një opsion nga opozita apo Partia Demokratike, kryesisht Lulzim Basha, por sështë se ka ndonjë lidhje të tretë me Durrësin sepse Ferdinand Xhaferri i cili  ndoshta afrohet me Ilir Metën si profet, në këtë aspekt  premtoi vetëm rregullimin e cilësisë së diellit dhe të rërës, nuk hyri tek tërmetet, ndërsa Ilir Meta ishte ai që e parashikoi.

Në finale tashmë duhet të gjejmë ishte Dako apo Meta që sollën këtë tërmet që thuajse e shkundi fare Durrësin./CNA.al

LEXO TE PLOTE