LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asgjësimi i biznesit të vogël?/ Ish-ministri i Ramës, zbardh planin e Qeverisë

10 Prill 2018, 10:09, Ekonomi CNA
Asgjësimi i biznesit të vogël?/ Ish-ministri i Ramës, zbardh

Kreu i grupit parlamentar të LSI ?së, Petrit Vasili, ka reaguar për protestën e biznesit të vogël.

Sipas tij, Qeveria po asgjëson biznesin e  vogël për llogari të oligarkëve.

?Qeverisë ia tha shumë qartë FMN, se nuk duhet ta aplikojë TVSH-në, për biznesin e vogël. Por, Qeveria e përbuz edhe FMN-në, pasi është kokë e këmbë në shërbim të oligarkëve?, ka shkruar Vasili në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Qeveria asgjeson bisnesin e vogel per llogari te oligarkeve dhe per ti perzene shqiptaret nga atdheu.

Qeverise ja tha shume qarte FMN,qe nuk duhet ta aplikoje TVSH per bisnesin e vogel.
Por qeveria e perbuz edhe FMN pasi eshte koke e kembe ne sherbim te oligarkeve.
Eshte e qarte si dita e diellit se falimentimi dhe mbyllja masive e bisnesit te vogel behet qe te fitojne oligarket dhe supermarketet e tyre.
Qeveria e ve TVSH per bisnesin e vogel edhe qe te justifikoje koncesionin e perpunimit te te dhenave ku do te grabise miliona euro te tjera nga xhepat e njerezve te thjeshte.
Qeveria duke falimentuar mijra bisnese e duke i lene ne mes te kater rrugeve jeteson strategjine e zbrazjes se vendit nga shqiptaret pasi keta mijra njerez pa pune e pa buke u mbetet vetem emigracioni si mundesi per te mbijetuar.
Qeveria antishqiptare kerkon nje Shqiperi pa shqiptare qe te vjedhe e qete dhe askush te mund ta kundershtoje.
Sot mbyllja e qepenave te bisnesit te vogel eshte shuarja e endrres se qeverise per ti larguar shqiptaret,pasi shqiptaret e femijet e tyre do te jetojne ketu, kurseqeveria antipopull do te ike nga syte kembet./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga