LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet në kufi i shumëkërkuari/ 11 vite burg për…

10 Prill 2018, 08:13, Kronika CNA
Arrestohet në kufi i shumëkërkuari/ 11 vite burg për…

Policia kufitare në Morinë ka bërë të mundur arrestimin e një personi, I cili ishte dënuar me 11 vite burg.

Burimet bëjnë të ditur se i ndaluari është shtetasi Arban Kishta, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në dalje të PKK Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me shkresë Nr.2361, datë 30.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal Nr.870, datë 23.03.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe vendimin penal Nr.534 datë 06.03.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal. Shtetasi Arban Kishta, ju dorëzua DVP Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga