Connect with Us

Nis zyrtarisht vettingu në polici/ 11 mijë punonjës në sitë, kush largohet

Kronika

Nis zyrtarisht vettingu në polici/ 11 mijë punonjës në sitë, kush largohet

Publikuar

-

Vetting-u në polici ka nisur zyrtarisht. 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit brenda afatit 30-ditor, teksa pritet të ngrihet dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj gjatë një interviste për ATSH u shpreh se, “më datë 5 prill ka hyrë në fuqi zyrtarisht Ligji “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, apo siç njihet gjerësisht Vetting-u në Polici, ku do marrin pjesë 11 000 punonjësit e Policisë së Shtetit… etj.

“Ky ligj parashikon që tashmë të ngrihet dhe Komisioni i Vlerësimit, ndërsa për t’i ardhur në ndihmë punonjësve të policisë për të plotësuar dhe të jenë sa më të qartë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit janë ngritur grupe pune në të gjitha drejtoritë e policisë në vend, pasi formulari do të plotësohet nga të gjithë punonjësit e policisë pa përjashtim dhe të gjithë duhet të jenë të qartë mbi atë që duhet të deklarojnë. Fillimisht do të bëjnë vetëdeklarimin 300 punonjësit e policisë të gradës së lartë, për të vijuar më pas me nivelet më të ulëta sipas formulës së parashikuar. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pritet që nga fillimi i majit, kur të mbyllet procesi i vetëdeklarimit për të vlerësuar figurën e punonjësve të policisë, duke larguar nga radhët e policisë ata që do të rezultojnë me problematika”, tha Hodaj.

“Procesi i vlerësimit në Policinë e Shtetit, SHÇBA dhe Gardën e Republikës, synon të mbështesë pjesën e shëndetshme në radhët e këtyre institucioneve duke larguar pjesën e infektuar dhe që ka probleme me ligjin, duke synuar hedhjen e bazave për të ndërtuar policinë e së ardhmes”, tha Hodaj.

“Procesi mbështet në tre kritere, tek pastërtia e figurës, tek pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Ideja është që në vlerësim do të kalojnë të gjithë punonjësit duke nisur nga titullari, deri tek punonjësi më i thjeshtë”, tha Hodaj.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Ndërpritet greva e studentëve nga policia

“Sistemi i gradave i ndan këta punonjës në tre kategori, grada e lartë ku bëhet fjalë për 300 punonjës, e mesme që e kanë 3 mijë punonjës dhe e ulët ku futen rreth 9 mijë punonjës. Do vlerësohen fillimisht gradat e larta, pra drejtuesit e lartë. Për vlerësimin e gradave të larta, do përdoret një komision që në ligj quhet Komisioni i Jashtëm, që janë anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit. Konkretisht 5 anëtarë vijnë nga ILDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë përzgjidhen me konkurrim anëtarësh. Në fazë të dytë është Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë, 30 nga të cilët do të shtohen nga radhët e policisë që e kanë kaluar Vetting-un në fazën e parë. Në fazën e fundit komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë, që do të shtohen nga radhët e Policisë që kaluan me sukses fazën e dytë”, deklaroi Hodaj.

“Dhe më pas këto komisione pushojnë së funksionuari dhe SHÇBA vijon kontrollet periodike çdo tre vite”, theksoi Hodaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tragjedia e trefishtë në Bulqizë/ Mbërrijnë në morg trupat e familjes Tola, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Publikuar

-

Nga

Kanë mbërritur në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës tre trupat e pajetë të familjes Tolaj për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Ekspertët mjeko-ligjorë, qëndruan në banesën e tyre për sa kohë grupi hetimor kreu veprimet paraprake, ndërsa janë dashur disa orë udhëtim deri në Peshkopi për shkak se fshati Ostren i Madh ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut në zonën e Gollobordës.

Tre pjesëtarët e familjes Tolaj, nëna 40 vjeçe, vajza e madhe 20 vjeçe dhe djali 15 vjeç dyshohet se humbën jetën nga asfiksia e rrjedhjes së gazit, por ekziston mundësia që asfiksimi i tyre të ketë ardhur nga mangalli apo të jenë helmuar nga ushqimi.

LEXO EDHE:  Video-Kapet “mat” nga kamerat duke vjedhur/ Arrestohet 36-vjeçari

LEXO EDHE:  Prodhonte kundërligjshëm produkte ushqimore/ Arrestohet 53 vjeçari

Mësohet se drejt Peshkopisë është nisur një ekip i ekspertizës mjekoligjore që do të asistojë në përcaktimin e shkaqeve të vërteta të tragjedisë së rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në familjen Tola/ Asfiksia mund të ketë ardhur nga soba me dru

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ditë së sotme në Bulqizë, ku tre persona, anëtarë të një familje humbën jetën, si pasojë e rrjedhjes së gazit, ndërsa vajza e vogël 14 vjeçe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Grupi i ekspertëve i cili ka shkuar në banesë për të bërë verefikimet lidhur me shkaqet e ndarjes nga jeta të nënës me dy fëmijët, ka hedhur dyshime që vdekja mund të ketë ardhur nga soba me dru, dhe jo bombula e gazit.

Nga verefikimet, bombola e gazit e cila ndodhej në ballkon, ka  rezultuar të ishte e mbyllur me siguresë, ndërsa në banesë nuk është ndjerë erë gazi, çka heq dyshimet e tyre se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.

“Kjo në foto është bombola e gazit në shtëpinë e familjes Tola në Bulqizë e gjetur nga grupi i ekspertëve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial – ISHTI. Ajo ka qenë në pjesën e ballkonit të banesës. Kjo bombol mban rreth 10 litra gaz por në momentin kur është gjetur nga ekspertët ka rezultuar me 5 litra por me siguresë të mbyllur. Ndërkohë në pjesën e brendshme të shtëpisë në një dhomë të vogël grupi i ekspertëve ka evidentuar një sobë drush çka ka bërë që të dyshojnë që vdekja e anëtarëve të familjes Tola të ketë ardhur si pasoje e sasisë së madhe të druve dhe mbushjes së dhomës me sasi të madhe tymi.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Ndërpritet greva e studentëve nga policia

LEXO EDHE:  Sherr me policët për një mur/ Arrestohen 3 persona në Tiranë

Gjithashtu ekspertët e ISHTI thonë që në momentin që kanë shkuar në banesë por edhe nga komunikimet me fqinjët nuk kanë ndjerë erë gazi. Fakti që bombola e gazit ka qenë me siguresë të mbyllur i bën ata të presin rezultatet e ekspertizës për të dhënë përgjigjen e saktë sa i takon arsyes që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve të familjes Tola në Bulqizë”, bën të ditur ISHTI përmes një njoftimi për mediat.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të dehur në timon dhe pa patentë/ Ndalohen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe pa patentë.

“Policia Rrugore e Qarkut Gjirokastër ka shtuar masat për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, si dhe shkeljet të cilat janë burim aksidenti, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

LEXO EDHE:  Prodhonte kundërligjshëm produkte ushqimore/ Arrestohet 53 vjeçari

LEXO EDHE:  Sherr me policët për një mur/ Arrestohen 3 persona në Tiranë

L., 32 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

B., 32 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin Përmet-Këlcyrë u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE