Connect with us

Aktualitet

Ish-ministri i megaskandaleve/ Pasuria “koncensionare” e Ilir Beqajt, hesht Prokurorinë

Publikuar

-

Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë apo i ashtuquajturi ministri  megaskandaleve të korrupsionit në Qeverinë “Rama 1”, ka një pasuri miliona euro.

Në karrierën e tij si ministër, Beqaj mbahet mend si ministri i hetuar për koncensione të dyshimta, që kapnin vlerën e dhjetëra milionë eurove.

Por, ish kryeprokurori Adriatik Llalla para se të largohej u kujdes që të mbyllte përfundimisht dosjen e koncesioneve, duke pushuar në këtë mënyrë hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe vartësit e tij.

Beqaj do të mbahet mend edhe për skandalin, ku  shkarkoi me telefon drejtorin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Ndriçim Hajdarmataj, pasi ky i fundit mungoi në mbledhjen e PS-së,  në Tropojë.

Beqaj i kërkon llogari në telefon se përse nuk ishte në mbledhjen e partisë dhe në fund i thotë, madje i përsërit disa herë shprehjen: “Suksese në jetë!”, duke i lënë të kuptohet se është i shkarkuar nga detyra.

Miloneri i PS –së, pavarësisht skandaleve ka arritur deri më tani t’i shpëtojë drejtësisë,  por, Llalla që i mbylli hetimet për koncensionet përfundoi vetë nën hetim për pastrim parash.

A do të ketë edhe Beqja të njëjtin fat si të Llallës?

Deputeti socialist që në vitin 2012 -2013, deklarohej me aksione në kompani, por që me marrjen e detyrës kishte shitur  51 për qind të aksioneve në kompaninë INTECH+.

Në  pasurinë e vitit 2014, rezulton se Beqaj dhe bashkëshortja e tij kanë rreth 7 llogari bankare, me vlerë rreth 20 mijë euro.  Më tej, Beqaj ka deklaruar të ardhura nga kompania e tij “INTEXH+” me vlerë 112 milionë lekë të vjetra në vit.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2015 në ILDKPKI, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaron  se po vijon shlyerjen një kredie për blerjen e një apartamenti, si dhe pakësimin e disa llogari rrjedhëse në banka të ndryshme.

Bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë rezulton se për vitin 2015 ka pasur dy burime të ardhurash. Të ardhurat e zonjës Adriana Beqaj janë shtuar nga puna në një bankë të nivelit të dytë që kapin vlerën e 3 663 000 lekëve si dhe të ardhura nga shitja e shoqërisë Proinvest sh.p.k me vlerën e 1800 eurove.

CNA.al  sjell më poshtë pasurinë e Beqajt nga viti 2012 -2015, sipas të dhënave të Open Spending Albania dhe pasurinë para fillimit të detyrës të deklaruar më 25 shtator 2017.

Viti 2012

Paga si Këshilltar i Grupit parlamentar të PS 1 030 000 lekë.

Apartament i dhënë me qira në vlerën 900 000 lekë.

Fitime nga Intech shpk 19 278 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga paga në Procredit-Bank sha 4 635 000 lekë.

DSSH paguan detyrime ndaj subjektit Ilir Beqaj në vlerën 634 000 lekë për suplement për pozicionin e ish deputetit.

Detyrime të paguara në vlerën 2 750 dollar si pjesë e një kontrate me objekt material një apartament me detyrim të përgjithshëm 5 500 dollar.
Detyrime të paguara në vlerën 13 000 euro për një kredi për blerje apartamenti dhe garazhi me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet.

Viti 2013

Paga si Këshilltar i Grupit Parlamentar të PS janar- shtator 2013 vlera 940 000 lekë.
Paga në Ministrinë e Shëndetësisë shtator- dhjetor 2013 vlera 620 000 lekë.

Qira apartamenti në Tiranë në vlerën 900 000 lekë.

Të ardhura nga fitimi i kompanisë Intech shpk për vitin financiar 2012 në vlerën 12 000 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga shitja e kuotave në Proinvest shpk në vlerën 21 000 euro.

Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj paga në ProcreditBank 4 529 000 lekë.

Të tretët kanë shlyer vlerën 18 360 000 lekë si detyrim që lind nga kontrata noteriale e shitjes së 51% të kuotave në kompaninë Intech shpk, sipas së cilës 7 000 000 lekë paguhen deri në 31.01.2014, 6 000 000 lekë deri në 31.10.2014 dhe 5 360 000 lekë deri në 31.05.2015.

Përshkrim shpenzimi

Detyrime të paguara në vlerën 13 000 euro për kredi për blerje apartamenti dhe garazhi me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet.

Viti 2014

Të ardhura nga paga, 1 597 000 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativë dhe borde, 153 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap. në Rr: “Ibrahim Rugova”, Tiranë, 900 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 51 % të kuotave në kompaninë, Intech shpk në 29.08.2013, me vlerë të përgjithshme, 18 360 000 lekë, vlere vjetore 1 000 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna në bankë, 3 648 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 600 dollarë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 2 506 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 146 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 357 300.
Kredi në një bankë të nivelit të dytë, me vlerë detyrimi financiar të pashlyer, – 31 503 euro, e marrë në gusht 2007 me principal 100 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, interes bazë 5.7 %, për blerje ap. me sip. 205 m2 dhe garazh.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 119 132 lekë.

LEXO EDHE:  Apartamente dhe miliona lekë të pajustifikuara/ “Fati” i Altina Xhoxhajt në duart e KPK -së

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 267 886 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një një bankë të nivelit të dytë pakësuar me 6 107 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 250 dollarë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 420 dollarë.

Viti 2015

Të ardhura neto nga Paga dhe të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë 1 597 000 (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativ dhe borde 145 000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) lekë.

Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti, neto vjetore 900 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga puna në një bankë të nivelit të dytë 3 663 000 (tre milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë) lekë.

Të ardhura nga shitja e shoqërisë Proinvest shpk 1800 euro.

Të ardhura nga shitja e 51% të kuotave të kompanisë Intech shpk 10 000 000 (dhjetë milion) lekë. Nuk specifikohet nëse është neto apo bruto pa zbritje të tatimit mbi të ardhurën personale,shitja është bërë në datën 29. 08. 2013. Pagesa me këste.

Shtuar një nga depozitat bankare me 260 USD. Pakësuar një llogari rrjedhëse me 1 240 euro, shtuar llogaria rrjedhëse me 300 euro. Shtuar një llogari rrjedhëse në lekë 7 270 000 (shtatë milion e dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë. Bashkëshortja ka shtuar llogari bankare në vlerën 1 485 000 lekë, dhe një llogari tjetër me vlerë 1 216 000 lekë me burim të ardhura nga puna. Gjithashtu bashkëshortja ka pakësim në llogari bankare vlerën minus 4 350 euro, shtuar një depozitë në vlerën 400 USD dhe një tjetër në vlerën 250 USD.

Shlyer në vlerën 12 700 euro një kredi të marrë në vitin 2007 për blerje apartamenti 205 m2 dhe garazhi. Afati i kredisë 10 vite, vlera totale e kredisë 100 000 euro, kësti mujor 1 058 euro. Shuma e mbetur si principal pa paguar në datën 31 dhjetor 2015 është 19 420 mijë lekë.

Deklarata e interesave private para fillimit të detyrës, viti 2016

Apartament me sipërfaqe 199 metra katrorë në Tiranë me vlerë 145.000 euro. Kontratë porosie në vitin 2005 dhe kontratë shitjeje në vitin 2016. Financuar me të ardhurat e familjes nga puna, shërbimet  e konsulencës, të ardhura nga biznesi dhe kredi bankare.

Garazh me sipërfaqe 20.5 metra katrorë në Tiranë, përfshirë në çmimin e apartamentit me sipërfaqe 199 metra katrorë.

Apartament me sipërfaqe 139 metra katror, në Tiranë. Ndërtim i para vitit 1990. Privatizuar në vitin 1998.

Apartament me sipërfaqe 112 metra katror në Tiranë. Kontratë porosie e vitit 1996 dhe kontratë shitje  vitit 1999. Financuar me të ardhurate  familjes nga puna, kredi bankare dhe dhuratë nga prindërit. Vlera e apartamentit ëhstë 3.600.000 lekë.\

Apartament me sipërfaqe 141.5 metër katror në Tiranë. Kontratë porosie e vitit 2000 dhe kontratë shitjeje në vitin 2002. Financuar me të ardhura nga puna dhe shërbime të konsulencës. Vlera e apartamentit ëhstë 76.000 dollarë.

Llogari bankare me  të ardhura nga puna dhe shitja e aksioneve   të shoqërisë INTECH+, në shumën 8.280 000 lekë.

Llogari bankare në vlerën 1.895.000 lekë, me të ardhura nga puna, dividend nga aktiviteti privat dhe shitja e akioneve të shoqërisë INTECH+.

Llogari bankare në vlerën 1 500 000 lekë me të ardhura nga puna, dividend nga aktiviteti privat dhe shitja e akioneve të shoqërisë INTECH+.

Llogari bankare në shumën 1 900 dollarë me të ardhura nga puna.

Depozitë bankare me të ardhura nga puna dhe shërbime të konsulencës në shumën 40 000 dollarë.

Të ardhura nga paga si ministër në shumën 359 000 lekë.

Të ardhura nga pagesa kalimtare pas përfundimit të detyrës së ministrit në shumën 420.000 lekë.

Të ardhurat nga shpëtblimet për pjesëmarrje në organet drejtuese të institucioneve publike në shumën 51.000 lekë.

Të ardhurat nga qiraja e një apartamenti 420.000 lekë.

Të ardhura neto nga shitja e aksionevë në shoqërinë tregtare INTECH+ në vlerën 7 300 000 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortes  Adriana Beqaj, me të ardhura nga puna në shumën 9 518 000 lekë

Llogari bankare e bashkëshortes në shumën 1.100 dollarë.

Llogari bankare e bashkëshortes në shumën  1700 euro.

Llogari bankare e bashkëshortes të përbashkët me tezen në shumën  2 300 000 lekë

Depozitë bankare e bashkëshortes në shumën  25 000 dollarë

Depozitë bankare e bashkëshortes në vlerën  25 000 dollarë

Llogari bankare e bashkëshortes në shumën 2 168 000 lekë

Llogari bankare e bashkëshortes në shumën 7.100 euro

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti privat në shumë 500 000 lekë

Bashkëshortaj të ardhura nga aktiviteti privat në shumën 3 500 lekë.

Vajza, Deborah Beqaj, llogari bankare në shumën 11 000 lekë

Vajza, Deborah Beqaj, shpërblim nga punëdhënësi në shumën 105.000 lekë.

Vajza, Deborah Beqaj, të ardhura nga puna në banke në shumën 502 000 lekë./CNA.al

 

 

 

 

 

Aktualitet

FOTO/ Kryetari i Lulit rikthen “Republikën e re” në Durrës

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në PD-në e Durrësit pas dorëheqjes së Oerd Bylykbashit, zgjodhi që të emëronte vetë Ferdinand Xhaferrin në këtë post, “çudibërësin” që premtoi përmirësimin e cilësisë së diellit dhe rërës.

Pas komandimit të tij në Durrës, Xhaferri ka zhvilluar mbledhjen e parë me një pjesëmarrje tejet të ulët, rreth 20 anëtarë.

Burime i thanë CNA.al, se mbledhja në Durrës është bërë për të çelur siparin e aksionit të mosbindjes civile, por ky aksion duket tejet i vakët. “Dielli i mirë duket që në mëngjes”, do të thoshte kryetari i ri i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri, por me një pjesëmarrje të tillë nuk dimë si do të quhej ky fillim.

LEXO EDHE:  Apartamente dhe miliona lekë të pajustifikuara/ “Fati” i Altina Xhoxhajt në duart e KPK -së

Të njëjtat burime i thanë CNA.al, se PD Durrës, ka vendosur të ruajë për ripërdorim edhe banerin e “Republikës së re” të Lulit, që shënoi një “fitore” historike në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017.

Kjo është partia e Lulzim Bashës, që me 20 anëtarë në një degë aq të rëndësishme si ajo e Durrësit, kërkon rrëzimin e qeverisë Rama.

Për të vërtetuar këto që u thanë më lart, CNA.al, sjell për ju edhe një foto ekskluzive nga kjo mbledhje, foto e cila flet më shumë sesa 1000 fjalë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktima është shtetasi me inicialet A.Ç. 18 vjeç. 18-vjeçari është përplasur teksa ecte në anë të rrugës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa dyshimet ngrihen se shkak mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara e makinës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Quiz politik/ Deputeti i Lulit që është më katolik se Fahriu dhe Papa

Publikuar

-

By

Një tjetër deputet i Bashës, Aurelës, kunatit dhe të dashurit vjehrrit Xhafe, ka shfaqur padurim për tu bërë pjesë e rubrikës sonë. Ky quiz ndërton profile sipas karakteristikave publike, duke thirrur në kauzë vëmendjen dhe kujtesën e lexuesve. Deputeti në fjalë është shfaqur herët publikisht.

Në vitin e largët 1967, me shall propagande në qafë dhe një kazmë në duar, u turr kundër kishave dhe xhamiave dhe pa u ankuar për djersën, hoqi boll gurë e tjergulla prej tyre.

Ai tani punon pranë një universiteti katolik, merr rrogë të majme, hiqet më katolik se Fariu dhe se Papa. Me konkurset e vjeshtës ka marrëdhënie edhe më të mirë. Ato i sjellin bereqet.

Gati i ka mbushur të 70-at, por si 27 vite më parë kur u shfaq në PD, si tani kur u rishfaq i peshkuar nga Luli si krimbi i Pollos, askush nuk e ka marrë seriozisht. Di të serviloset, di të zvarritet, di të vetposhtërohet, di të tradhtojë kur je në ditë të zezë.

Ai ishte vartës, imitues, qesharak dhe zëvendësues i Berishës në krye të PD, por edhe vartës i Kuqos në partinë që pat vjedhur siglën e PD-së. Fjalimet e tij janë mbresëlënëse…gërrr gërrr…tërr tërrr… tërr… bërrrr… bauuu bauuu pauuu…. bum!

Tund gishtin dhe kokën, jo nga mendimet se sosh s’ka, por nga urdhrat dhe interesat. Bashës i siguron takime me ca pleq bashkëmoshatarë të tij në Itali.

LEXO EDHE:  Zbardhet lidhja e prokurorit me Orest Sotën/ Pasuria nxjerr "zbuluar" Besnik Muçën e Krimeve të Rënda

Me ato zuri vend në listën e turpit.

Zarzavatet i do shumë.

Preshin e ha nga goja dhe nga ndonjë vend tjetër. Sade e ka konsumuar në vitin 1997 në stadiumin e Lushnjës. Qysh asokohe zbuloi fërgëllimë në trup nga ledhatimet e preshit.

Ndonëse i moshuar, i del gjuha pas shpine duke rendur pas Bashës “Kalif”, për ta kapur e fokusuar kamerat. Vjehrrit Xhafe i bën derman për prostatën dhe herë pas here i rri gati me klimaks. Kur shfaqet në Tv ngjall shpresë.

Heshtja bie nga Mali i Dajtit deri në Myzeqe. Gozhdohen para ekrani gra, pleq, fëmijë, duke psherëtirë prej admirimit.

Të djathtët e kujtojnë si në partinë e kuqos shante Berishën dhe i shërbente Nanos.

Tani Luli ja ka vënë Doktorit në krah për t’ia kujtuar herë pas here, se ai mund të jetë gati për t’iu vërsulur po qe nevoja. Shqiponjën e ka simbol të dashur edhe kur mbante këtë emër firma e partisë që ai drejtonte dikur me zell të dëlirtë po edhe tani kur vërsulet si kreshnik kundër qeverisë.

Të dashur lexues presim përgjigjet tuaja jo pa kërshëri.

Mos u nxitoni ta konsideroni si më idiotin e grupit të Lulit. Jo jo, aty ka më keq do ta shihni vetë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet19:58 - 25 April, 2018

FOTO/ Kryetari i Lulit rikthen “Republikën e re” në Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në PD-në e Durrësit pas dorëheqjes së Oerd Bylykbashit, zgjodhi që të emëronte vetë...

Aktualitet19:52 - 25 April, 2018

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një...

Aktualitet19:42 - 25 April, 2018

Quiz politik/ Deputeti i Lulit që është më katolik se Fahriu dhe Papa

Një tjetër deputet i Bashës, Aurelës, kunatit dhe të dashurit vjehrrit Xhafe, ka shfaqur padurim për tu bërë pjesë e...

Aktualitet19:35 - 25 April, 2018

Ligji i ri grek/ 300 euro për leje 3 vjeçare

Greqia ka miratuar një projektligj të ri, për shtetasit të cilët vendosin të qëndrojnë atje, projektligj i cili, përjashton një...

Aktualitet19:30 - 25 April, 2018

Shqipëri-Kosovë-raporti i organizatës presticioze/ Urrejtja ndaj gazetarisë kërcënon demokracitë

Organizata “Gazetarët pa kufij”, me seli në Paris vlerëson në raportin e saj për lirinë e medies se po rritet...

Aktualitet19:18 - 25 April, 2018

VIDEO – Merkel dhe Rama në konferencë të përbashkët për shtyp/ Ja qëndrimi i Kancelares

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Në një konferencë të përbashkët për...

Aktualitet19:11 - 25 April, 2018

Përfundon takimi i partive të opozitës/ Anashkalohet kërkesa për zgjedhje të parakohëshme

Para pak minutash ka përfunduar takimi i partive politike opozitare të Kosovës, i thirrur nga LDK, e vila është edhe...

Aktualitet19:06 - 25 April, 2018

FSHF kërkon ndëshkimin e Erjon Braçes

Pas incidentit të ndodhur në sfidën Skënderbeu-Partizani, ku u raportua se deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka goditur me...

Sport18:58 - 25 April, 2018

Icardi: Interi është e tashmja ime, të ardhmes nuk i dihet

“Prej shumë kohësh Interi është skuadra ime. Ky është motivi se përse kisha nevojën për të vazhduar të qëndroja këtu...

Aktualitet18:53 - 25 April, 2018

Iu kap 613 kg kokainë, kompania “Arbri Garden” fshin asetet/ Prokuroria nuk i bllokon

Kompania e frutave ekzotike “Arbri Garden” në kontenierin e të cilës u sekuestruan 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia...

Sport18:48 - 25 April, 2018

Wenger: Kohët e largimit nuk i zgjodha unë, Luis Enrique më pëlqen

Arsene Wenger flet për largimin e tij nga Arsenali në fund të këtij sezoni me trajnerin francez që pak ditë...

Aktualitet18:34 - 25 April, 2018

Qëlloi me armë zjarri drejt policisë/ Në pranga 32-vjeçari

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, pasi kishte qëlluar me armë zjarri drejt policisë në Kallithea të...

Sport18:27 - 25 April, 2018

Tifozët kundër Juves/ Protesta të ashpra para derbit të Italisë

Situatë aspak e qetë te Juventusi vetëm 3 ditë përpara sfidës shumë delikate ndaj Interit në Serinë A, përballje që...

Aktualitet18:21 - 25 April, 2018

“Toleranca fetare në Shqipëri”/ Meta: Të luftojmë me forcë antivlerat sociale

Të luftojmë me forcë antivlerat sociale, ka deklaruar sot Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ka marrë pjesë në...

Sport18:04 - 25 April, 2018

Kukësi relaksohet në plazh/ Pacult: T’i shtyjmë festën Skënderbeut

Futbolli është një sport që kërkon maksimumin në aspektin fizik. Pjesa aerobike është determinante thuajse sa pjesa teknike, megjithatë ekziston...

Aktualitet17:43 - 25 April, 2018

Video-denoncimi/ Ja si vidhen biznesmenët nga inspektorët e “Rilindjes”

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të...

Aktualitet17:26 - 25 April, 2018

Përfundon takimi Merkel-Rama/ Zbardhet qëndrimi i Kancelares gjermane

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Burime nga takimi, bëjnë me dije...

Aktualitet17:26 - 25 April, 2018

Ish-deputeti socialist: “Gulf”, piramidë e qeverisë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, ka reaguar lidhur me falimentimin e kompanisë së tregtimit...

Aktualitet17:21 - 25 April, 2018

Hapja e negociatave/ Mustafaj: Ndikimi i Gjermanisë, zero!

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur për dhënien e rekomandimit të KE-së,...

Aktualitet17:13 - 25 April, 2018

Publikohen fotot e rralla të Kryeministrit të Kosovës/ Sherr dhe grushta me ushtarët rus

Një fotografi e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e vitit 2000 është shpërndarë nëpër portalet serbe gjatë ditës së sotme....

Life Style17:00 - 25 April, 2018

A e dinit se fillimisht Toka nuk ka pasur njerëz me sy blu ?

Kërkime shkencore nga Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë, kanë zbuluar se njerëzit me sy blu kanë ardhur si pasojë e një...

Aktualitet16:56 - 25 April, 2018

“Skifterët” e Brukselit/ Ja çfarë ndodhi me Pëllumb Xhufin në Belgjikë

Brenda një kohe të shkurtër dhe thuajse për të njëjtën tematikë po bëj këtë intervistë të dytë me historianin e...

Aktualitet16:51 - 25 April, 2018

“Finalja e parakohshme” Bayern-Real/ Ja kush është favorit sipas kompanive të basteve

Bayern Munich, do të presë këtë mbrëmje në një super duel në “Allianz Arena”, galaktikët e Real Madrid. Në këtë...

Aktualitet16:46 - 25 April, 2018

“Më goditi me çakmak”/ Braçe akuzon arbitrin, përplaset me “Panorama Sport”

Arbitri i ndeshjes Partizani-Skënderbeu, Andi Koçi, pretendon se është qëlluar me një çakmak nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe,...

Life Style16:45 - 25 April, 2018

Lopët e së ardhmes do të jenë të lidhura në internet

Përdorimi i teknologjisë së zgjuar nuk ka kufij dhe mund të përdoret veçanërisht në bujqësi. Një kompani holandeze ka sjellë...

Aktualitet16:44 - 25 April, 2018

Nuk bëhesh shtetas i Maqedonisë pa njohur gjuhën maqedone

Rreth 2000 qytetarë kanë marrë përgjigje pozitive për shtetësinë e Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rreth 300 qytetarëve...

Aktualitet16:36 - 25 April, 2018

Bayern me mungesa të rëndësishme/ Real zgjedh sulmin si “armë” në “Allianz Arena”

Mbrëmja e sotme rezervon gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, mes Bayern Munich dhe Real Madrid, të quajtur ndryshe...

Life Style16:35 - 25 April, 2018

Më thuaj ç’ngjyrë e ke portofolin, të të them sa mbarë do të ecë me paratë!

Keni dëgjuar ndonjëherë për Feng Shui-n? Nëse jo, është koha të mësoni tani, në të kundërt hidhuni në paragrafin tjetër....

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Sekuestrohet 8 ton marijuanë me vlerë 80 milionë euro 

Një sasi rekord prej rreth 8 ton lëndë narkotike, me vlerë 80 milion euro është sekuestruar nga autoritetet italiane të...

Close