LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bizneset ulin qepenat/ Zbulohet porosia e Bashës për deputetët dhe aksioni për këtë javë

9 Prill 2018, 18:00, Aktualitet CNA
Bizneset ulin qepenat/ Zbulohet porosia e Bashës për deputetët

Biznesi do të ulë qepenët nesër në shenjë proteste ndaj qeverisë për rritjen e taksave dhe uljen e pragut të TVSH për biznesin e vogël.

Ditën e nesërme thuajse të gjitha bizneset në kryeqytet do të ulin qepenet e tyre, ndërsa kësaj proteste do t’i bashkohen edhe deputetë të opozitës në kuadër të mosbindjes civile.

Pikat ku do të zhvillohet kjo protestë janë: tregu çam, medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësi dhe e Kavajës.

Ndërsa Partia Demokratike ka mbledhur edhe grupin e saj parlamentar lidhur me protestën e nesërme, ku mësohet se Basha ka thënë: “Qytetarët mendojnë se presioni duhet zgjeruar, sepse ka pasur impakt të madh pas protestës së të enjtes.”

Burime nga PD, bëjnë me dije se në vazhdën e protestave është menduar që brenda kësaj jave të ketë bllokim rrugësh në kryeqytet. /CNA.al

Lajmet e fundit nga