LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik në Gjermani/ Parandalohet sulmi terrorist në mes të maratonës

8 Prill 2018, 16:29, Aktualitet CNA
Panik në Gjermani/ Parandalohet sulmi terrorist në mes të

Autoritet gjermane kanë arritur të parandalojnë një tjetër sulm terrorist në mes të maratonës së sotme në kryeqytetin gjerman Berlin.

Mediet gjermane raportojnë se policia ka vënë në pranga 6 persona të cilët kishin planifikuar një sulm në maratonë.

Policia shprehet se sulmi i mundshëm do të kryhej me dy thika, në posedim të autorit të dyshuar, ndërsa bëhet me dije se një nga të arrestuarit vëzhgohej prej një kohe të gjatë, shkruan Bild.

?Do të bëjmë verifikime të tjera, por kishte pak kohë në dispozicion?, tha një autoritet i policisë për Die Welt.

Sipas gazetës Die Welt, personat e përfshirë mund të jenë të lidhur me Anis Amri, autorin e masakrës në tregun e Krishtlindjeve, të ndodhur në dhjetor të vitit 2016 në Berlin, i cili shtypi me kamion qindra qytetarë në një qendër, duke shkaktuar shumë viktima. /CNA.al

Lajmet e fundit nga