LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimi i deputetëve të opozitës/ Basha "sulmon" Ramën dhe Markun

8 Prill 2018, 11:18, Aktualitet CNA
Hetimi i deputetëve të opozitës/ Basha "sulmon"

Pas procedimit të deputetëve të opozitës, nën akuzën e se kanë marrë pjesë në protestën e jashtëligjshme të së enjtes, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediet, Basha është shprehur se ky është një veprim qesharak i dyshes, Rama-Marku dhe tregues kryesor se drejtësia tashmë është e kapur nga Kryeministri.

Më tej Basha ka thënë se e ka për nder të procedohet në një kohë që 11 të dënuar rrinë në burg për një faj që Rama e pranoi publikisht.

Në përfundim kryetari i PD-së, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë pa frikë rrugën e tyre, pasi opozita do jetë në mbështetje të tyre.

“Është një veprim qesharak i hetuesisë politikë Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq, atë që kemi paralajmëruar para shumë kohësh, që tani Edi ram aka future në dorë edhe drejtësinë edhe prokurorinë. Kjo është faza e fundit e autokracisë që grumbullon të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që procedohem penalisht bashkë me qytetarët që jemi ngritur në protest për një të drejtë legjitime. Për të mbrojtur 11 kuksianët e arrestuar padrejtësisht dhe që mbahen padrejtësisht në qelitë e burgut. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faj të pranuar botërisht të Edi Ramës, që ishte vendosja e traut dhe tarifës korruptive në rrugën e Kombit. Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk frikësohet apo prapset nga ky veprim qesharak i hetuesisë politike, Rama-Marku. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve, që me besim dhe pa pikë frike të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë dot të gjithëve”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga