Connect with Us

Tym dhe flakë në mes të rrugës/ Mjeti shpërthen në lëvizje

Kronika

Tym dhe flakë në mes të rrugës/ Mjeti shpërthen në lëvizje

Publikuar

-

Një automjet ka shpërthyer në flakë rreth orës 19:00 të pasdites së sotme në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur Tek kthesa e Kamzës, ndërsa është përfshirë nga flakët mjeti tip “Benz” në lëvizje, me drejtues shtetasin  E. B., 26 vjeç.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Njoftimi i policisë
Me date 07.04.2018 rreth orës 19:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek kthesa e Kamzës, një mjet në lëvizje ka marr flakë.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë konstatuar se:

LEXO EDHE:  Shkoder, makina perplas motorin, nje i lenduar

Tek kthesa e Kamzës ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në lëvizje, me drejtues shtetasin  E. B., 26 vjeç.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte shpallur në kërkim/ Arrestohet i riu në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Policia kufitare në Shkodër ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim E. L. 24 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me datë 12.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrim pa liçensë i veprimatrisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të metejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

9 “të fortët” nuk bindin OFL-në/ Dosjet e pasurive në dorë të SPAK

Publikuar

-

Nga

Policia  ka referuar në SPAK 9 emra të njohur të botës së krimit që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë.

Operacioni Forca e Ligjit ka dorëzuar dosjet me veprimet dhe hetimet e kryera ndaj tyre sa i përket pasurive të tyre dhe dyshimeve se janë vënë nga aktivitete kriminale.
SPAK ka 15 ditë kohë që këtë kërkesë për sekuestro ta dorëzojë pranë Gjykatës së Posaçme, GJKKO, e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të marrë vendimin e sekuestros ose jo, të pasurive të dyshimta të vëna me para krimi.
Sipas Report Tv, emrat e personave që policia i ka referuar SPAK, janë:Lulzim Berisha, Ardian Çapja, Suel Çela, Dashamir Gjoka, Edlir Hysenaj, Emiljano Hysenaj, Saiir Taullau, Arben Isufaj dhe Plarent Dervishaj.

Ndërkohë pritet që sot drejtuesi i SPAK të zhvillojë një mbledhje me prokurorët për të diskutuar se si do procedohet me materialin e referuar nga operacioni OFL./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ra në “sitën” e OFL/ Kush është “Kumbari” i Shkodrës që iu sekuestrua pallati 2 mln eurosh dhe u mbrojt nga Frroku

Publikuar

-

Nga

Agjentja bjonde me syze e Operacionit Forca e Ligjit deklaroi sot se i janë dërguar formularët për të deklaruar pasurinë dy personave të dënuar jashtë shtetit.

Bëhet fjalë për shtetasit A.K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Mësohet se shtetasi B.P. është Bardhok Pllanaj i njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës. Autoritetet kanë identifikuar emrin e tij për herë të parë në vitin 2014 në operacionin “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestrua një ton hashash. Ndonëse policia arrestoi 7 persona, Pllanaj mundi t’i shpëtojë nga duart.

Pllanaj u arrestua në dhjetor të vitit 2018 për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”. Ai kishte ndërtuar një objekt 10 katësh pa leje, që dyshohet se ishte financuar me para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

LEXO EDHE:  Makina përfshihet nga flakët

LEXO EDHE:  E rëndë/ 69 vjeçari vetvritet  me armë gjahu

Gjykata vendosi masën e sekuestros preventive për pallatin në lagjen “Rus” me vlerën e 2 milionë eurove, ndërsa Pllanaj u la në “arrest shtëpie”. Por në tetor të 2019-ës, ai theu masën e arrestit të shtëpisë dhe u arrestua sërish duke udhëtuar në drejtim të Lushnjes.

Gjithashtu Bardhok Bllanaj identifikohet edhe si personi që u mbrojt nga ish-deputeti Mark Frroku.

Mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014, Pllanaj është afruar në lokalin Antika tek Shallvaret me makinën e deputetit Mark Frroku. Rreth orës 1, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndaloi atë, por nuk mundi të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda./ CNA.al

LEXO TE PLOTE