LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreh rëndë babain/ Arrestohet 24 vjeçari

7 Prill 2018, 08:26, Kronika CNA
Rreh rëndë babain/ Arrestohet 24 vjeçari

Një 24 vjeçar është arrestuar, pasi ka dhunuar babain e tij.

Oliver Z, 24 vjeç, është arrestuar në banesë e tij, pasi si rrjedhë e një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj  babait të tij shtetasit M.Z, 67 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke i shkaktuar fraktura të rënda.

Njoftimi i Policisë:

Ushtron dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj jetës dhe Lirisë së Personit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Oliver Z, 24 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj  babait të tij shtetasit M.Z, 67 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke i shkaktuar fraktura të rënda.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga nenet 88, 130/a të Kodit Penal./CNA.al

Lajmet e fundit nga