LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia në aksion/ Arrestohen 6 shtetas, ja për çfarë akuzohen

7 Prill 2018, 18:15, Kronika CNA
Policia në aksion/ Arrestohen 6 shtetas, ja për çfarë

Policia në Pogradec ka bërë të mundur arrestimin e 6 personave, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë të ditur se është ndaluar 1 shtetasi shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me dy vjet burg për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia ndalon 1 shtetas në kërkim, të dënuar me dy vjet burg për veprën penale “Dhuna në familje” dhe arreston në flagrancë 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e ka dënuar këtë shtetas me dy vjet burg për veprën penale ?Dhuna në familje? parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Po nga këto shërbime, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Pasi në lagjen nr 1, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur tre aparatura në magazinën në pronësi të shtetasit G.L, 32 vjeç, banues në Vërdovë.

Gjithashtu specialistët e Policisë Rrugore bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Pasi në rrugën Pogradec-Tushemisht, u kap duke drejtuar mjetin motorr tip ?CO Motor? pa targa, pa lejë drejtimi.

Pasi në rrugën Pogradec-Tushemisht, u kap duke drejtuar mjetin motorr tip ?Suzuki? pa targa, pa lejë drejtimi.

Pasi në lagjen nr 1 në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motorr tip ?Lifan? pa targa, pa leje drejtimi.

Pasi në lagjen nr 1 në Pogradec ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motorr tip ?Honda? pa targa, pa lejë drejtimi.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga