LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarjet në Elbasan/ Artan Hoxha “plas” bombën: Ja për çfarë nuk është folur në media

7 Prill 2018, 17:47, Kronika CNA
Ngjarjet në Elbasan/ Artan Hoxha “plas” bombën: Ja

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbardhur të tjera detaje st rreth largimit të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Ardjan Nezha.

I ftuar në studion e emisionit ?Kjo Javë? në News 24, Hoxha tha se Nezha nuk dha dorëheqjen, por e larguan nga prokuroria e Elbasanit.

Hoxha sqaroi se një nga ngjarjet e rëndësishme që po hetohej nga Ardjan Nezha dhe për të cilën është folur pak në media, është ajo e një sasie të madhe tritoli të vendosur në makinën e një biznesmeni që hynte e dilte në tregun ushqimor të Elbasanit.

Gazetari Artan Hoxha tha se ka qenë fare rastësi që në Elbasan nuk shpërtheu një minë, më e fuqishme se ajo në Shkodër, që për pak i mori jetën Lulzim Kullës, minë e cila siç dihet ishte përgatitur në Elbasan.

?Jemi marrë shumë me ngjarjen e 13 janarit të këtij viti ku u plagos Lulzim Kulla dhe dy të tjerë. Në Elbasan është zbuluar një minë tjetër me 1,5 kg tritol. Mina ka ardhur nga Mali i Zi, autori dyshohet të jetë person i afërt i Julian Sinanajt. Ka qenë në burg, por Apeli i ndryshoi masën e sigurisë, u arratis dhe nuk u kap më?,- u shpreh Hoxha.

Ndonëse nuk u vu re, Hoxha sqaron të gjithë ngjarjen dhe nxjerr sërish në pah rivalitetet mes dy klaneve në qytetin e Elbasanit.

?Ngjarja ndodhi në 24 prill 2017. Një automjeti tip Volsëagen pronë e një biznesmeni të vogël që hynte në orar fiks në tregun e qytetit në administrim nga Petrit Çela, babai i Suel Çelës i përmendur për ngjarjen që kishte të bënte me policinë, aktualisht në kërkim edhe pse rezultoi që nuk ishte aty. Pjesëtarë të grupit rival të Çelajve tentuan të çojnë një mesazh të fortë tek ta, për shkak të masakrës së 3 shkurtit 2016, ku u vranë tre pjesëtarë të Çapjave dhe u plagosën 8 të tjerë. Mina ishte vendosur me magnet në pjesën e poshtme të mjetit. Dihej që në momentin që ky do hynte në treg mina do të shpërthente dhe gjithë përgjegjësia do t?i lihej personit që do t?i ndodhte shpërthimi dhe autorët e vërtetë do humbnin gjurmët?,- tha Hoxha.

Më tej gazetari shtoi se: ?Atentati dështoi rastësisht, pasi një person e ka parë masën e pazakontë poshtë makinës së parkuar. U njoftua policia dhe në tokë ra një minë me 1.5 kg tritol. Do ishte si një ngjarje terroriste nëse do shpërthente brenda tregut. Hetimet u bënë nëse pronari kishte apo jo konflikt, por pastaj u arrit në konkluzionin që qëllimi ishte të shpërthente mina brenda tregut si hakmarrje për personin që ka tregun?,- shtoi gazetari.

Lajmet e fundit nga