Connect with Us

Debatet për LGBT/ Shpërthen Nikollaj: Ja çfarë duan të dëgjojnë shqiptarët

Sociale

Debatet për LGBT/ Shpërthen Nikollaj: Ja çfarë duan të dëgjojnë shqiptarët

Publikuar

-

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me debatet e fundit për komunitetin LGBT.

Nikollaj thekson se debate duhej të fokusohet jo të LGBT, port ë po tek ato probleme që shqiptarët po përballen që lidhen me ekonominë dhe çështjet sociale.

“Sa konsideratë kanë politikanët tanë për familjen këtë e dinë të gjithë, por këta ligjvënës përpara së të pompojnë debatin për LGBT, të lënë dashnorët që zunë pasi hipën në karrige e  të rikthehen pranë familjeve të tyre.”- shkruan Nikollaj
Deklarata e plotë:

Fundshpina e LGBT-ve halli më i vogël i shqiptarëve, ata duan t’ju dëgjojnë për ekonominë.

Konstatoj me keqardhje se debati për LGBT po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në mediat dhe portale, në një kohë që shqiptarët po përballen çdo ditë me probleme që lidhen me ekonominë dhe çështjet sociale.
Përfaqësuesit e shoqatave të LGBT, pasi kanë marrë fonde pa fund nga vendet e BE duan dhe një llokmë nga buxheti i shtetit dhe normalisht ata ndihen komod nga rihapja e kësaj, që për 99.9% të shqiptarëve nuk ka asnjë interes.
Ajo që nuk kuptoj është insistimi i disa politikanë,  kryesisht të opozitës për të bërë protagonistin me deklarata populiste, të tipit familja është e shenjtë.
Sa konsideratë kanë politikanët tanë për familjen këtë e dinë të gjithë, por këta ligjvënës përpara së të pompojnë debatin për LGBT, të lënë dashnorët që zunë pasi hipën në karrige e  të rikthehen pranë familjeve të tyre.
Gjithnjë e pak  këta politikanë “familjarë të devotshëm” flasin për ekonominë e cila shërben si bazë e një familje të fortë.
Punonjësit shqiptar sot nuk kanë kanë kontrata kolektive dhe janë të diskriminuar e kjo jo vetëm në fasoneri por edhe në kompani të rëndësishme. Këtë debat duhet të trajtojnë politikanët tanë
Ata detyrohen të firmosin kontrata fiktive, nuk u rrespketohet orari e nuk paguajnë shpërblime dhe orët shtesë.
Kam dëgjuar edhe Ministren e Arsimit që del e flet për këtë teme, e kjo është absurde kur arsimi shqiptar është në ditët më të vështira.
Zonja Ministre përpara se të flasë për LGBT të rishikojë kontratat kolektive që nuk zbatohen, të rishikojë se si fondet e Ministrisë së Arsimit shkojnë nëpër zyrat e OJF-që drejtohen nga pensionistë.
Ajo dhe vartëset e saj para së të mbrojnë projektet e LGBT-ve të marrë masa për sigurinë në shkolla që ka mbetur projekt në letër dhe për transportin e nxënësve që është i standardeve afrikane, ndonëse pagesat e prindërve janë të standardeve evropiane.
Sot më shumë se kurrë shqiptarë duan të dëgjojnë për ekonominë pasi kjo temë është shqetësimi kryesor.
Ata nuk duan të dëgjojnë nga Ahmetaj sa taksa të reja do kenë por sa vende punë do hapen, sa investitorë të huaj kanë ardhur për të investuar në këtë vend, kur do të rritet paga minimale, kur do ketë ulje të ushqimeve të shportës.
Minatorët presin përgjigje për statusin, 1200 naftëtarët e Ballshit duan të dinë kur do ta marrin djersën e tyre dhe kur do nisin punë pasi nuk kanë ç’farë u çojnë fëmijëve për të ngrëne.
Fundshpina e LGBT-së është hall personal i këtyre të fundit dhe jo i popullit të thjeshtë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Situata pas termetit, mblidhet Grupi i Punës në MFE/ Kemi çdo fond, monitorim situatës

Publikuar

-

Nga

Nisur nga tërmeti i ndodhur sot dhe dëmtimeve që janë shkaktuar në banesa, ambiente publike dhe biznese, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë dhe strukturat e saj në varësi janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin të gjithë situatën në kohë reale.

MFE po bashkëpunon me të gjitha ministritë e linjës, pushtetin vendor dhe strukturat e tjera që janë në terren, për t’u informuar mbi dëmet e shkaktuara nga kjo dukuri natyrore.

Edhe pse këto struktura po evidentojnë dëmet në terren, është ende herët për të llogaritur efektet financiare të këtyre dëmeve.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se MFE, disponon të gjithe fondet e nevojshme për të përballuar situatat e shkaktuara nga fatkeqësi të tilla natyrore.

Si institucioni, që ka në varësi Inspektoriatin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, MFE po koordinon gjithashtu me pushtetin vendor, kompanitë e ashensorëve dhe administratorët e pallateve për rritjen e ndërgjegjësimit për të bërë verifikimin e gjendjes së tyre teknike, pas situatës së krijuar nga tërmeti.

Një informacion më i detajuar për trupat e autorizuara që kryejnë verifikimin e plotë të ashensorëve gjendet në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut www.ishmt.gov.al , si dhe mund të shkruani për rastet emergjente dhe për çdo problematikë tjetër lidhur me ashensorët në adresën [email protected] .

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëmet nga tërmeti/ Ngrihen 6 pika emergjence në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Shtabi i Emergjencave i ngritur nga Prefektuera e Tiranës pas tërmeteve që kanë trunditur Shqipërinë pasditën e sotme, ka ngritur 6 pika në ambiente të hapura.

Këto gjashtë pika janë vendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe do të shërbejnë për të pritur qytetarët banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe rrezikojnë të qëndrojnë brenda tyre.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rrugën “3 Deshmorët”, Yzberisht;
2- Liqeni i Thatë;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;
4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muço”, Kombinat.

Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surpriza për gazetarin/ Meko ikona e ZP feston me stafin e politikanë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, Drejtori i RTSH Korça, Muharrem Mako feston ditëlindjen. Meko është surprizuar nga miqtë e tij më të ngushtë dhe politikanë. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Meko ka falenderuar të gjithë ata që e bënë këtë ditë të rëndësishme për të edhe më të bukur.

“24 orë intesive, me urime, telefonata nga larg, surpriza…e sot e ulëm siparin e këtij eventi personal me me këtë “rrethin e ngushtë “, tek ” ANTONETA “, në Boboshticë !

Kaluam disa orë të këndshme së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Rtsh-se Thoma Gellcin, ish zv/ kryeministrin e Shqipërisë e deputetin Niko Peleshin, Kryetarët e Bashkive Korçë e Devoll, Sotiraq Filo e Eduard Duro; me Tonin Frokun, Arben Gëllçin, Agron Matrakun, Kristaq Musllin e Ilir Dinellarin…

Në vazhdën e surprizave ishte edhe prezenca e ish kolegut të ZP, gazetarit e fotografit të mirënjohur Agim Rama. Botën do të më kishit falur, sikur të gjithëve t ju kisha aty.Faleminderit ,u jam mirënjohës të gjithëve juve që ma bëtë kaq të lumtur këtë ditë. Vetëm suksese e gëzime paçi !”, shkruan Meko.

Më tej Muharrem Meko tregon se si ka vijuar festa gjatë pasdites e teksa përshkruan me detaje surprizën që miqtë e tij më të ngushtë i kishin bërë.

“Kurrë nuk e kam përjetuar një surprizë të tillë, sinqerisht do te mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës time ! Paraditen e mbylla mes urimesh pafund.

Mbasditen e kisha planifikuar në dispozicion të familjes, por aty rreth orës 17:00, më njoftuan se ” një biznesmen nga Gjirokastra kërkonte të më takonte , pasi donte një reklamë ne Rtsh Korça…” etj. -Ok, po nisem – thash.

Ngjita katin e dytë dhe pyeta, se kush më kërkonte ,por ç’të shikoj. Përpara syve të mi plasi një fishekzjarre…edhe një tjeter, edhe një tjetër…dhe dera e sallës qe u hap menjëherë e ku gazetarë, kameramanë, bashkëpunëtorë e gjithë punonjësit, që po këndonin thuajse nën një zë; shumë urime për ty…shumë urime për ty…! Të them se u emcionova, është pak, por po mjaftohem me kaq.

U jam mirënjohës përjetësisht ! Nuk gjej dot fjalë tjetër. Jeni njëri me i mirë se tjetri, ju stafi i mrekullueshëm i Rtsh Korçës…! Pasioni juaj për punën, më ka bërë krenar, kjo e sotmja kalon ç’do cak….! Ç mund të kërkoj më tepër se sa kaq, një drejtues institucioni !!!? -Thjesht më keni lumturuar…

Druaj se në këtë kurth” ke dorë edhe ti Jetmir Shpuza…ta paça borxh o Stafa Ymeri…!”, shkruan Meko.

Stafi i CNA.al i uron shëndet e mbarësi Muharrem Mekos, gazetarit dhe politikanit të palodhur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE