LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bisedimet për emrin e ri/ Zaev flet për takimin e 12 prillit Greqi-Maqedoni

7 Prill 2018, 19:18, Aktualitet CNA
Bisedimet për emrin e ri/ Zaev flet për takimin e 12 prillit

Kryeministri, Zoran Zaev konfirmoi se më 12 prill kryediplomati, Nikolla Dimitrov do ta takojë homologun e tij grek, Nikos Kocijas për emrin.

Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve,” MIA”, me optimizëm të plotë vlerëson “etova Sot”, Zaev tha se në rast se pas 12 prillit do të ketë takim kryeministrash, kontesti shumëvjeçar do të merr fund.

Nuk do të ketë buldozerë diplomatik midis Maqedonisë dhe Greqisë. Për këso vendimesh ia vlen të flijohet edhe karriera politike. Kur të dëgjoni paralajmërimin për takimin Zaev-Cipras ta dini se jemi këtu me zgjidhje të dinjitetshme për shtetin ? tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Ashtu sikur Zaev, edhe pala greke siguron se zgjidhja eventuale do të jetë e dinjitetshme. Zëdhënësi i Qeverisë, Dimitris Canakopulos tha se me zgjidhjen e emrit nuk do të rrezikohet besimi që Kuvendi ka në Qeverinë aktuale greke. Ai madje theksoi se Qeveria ka kohezion për çështjen, pavarësisht se partneri i koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur deri tani ka kundërshtuar zgjidhjen eventuale që do të përmbante termin ?Maqedoni?.

Lajmet e fundit nga