LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha zbulon lidhjet e Kelmend Balilit me politikën

7 Prill 2018, 16:23, Kronika CNA
Artan Hoxha zbulon lidhjet e Kelmend Balilit me politikën

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit ?Kjo Javë? të Nisida Tufës ka folur në lidhje me të ashtuquajturin eskobari i Ballkanit, Kelmend Balili.

Gazetari Hoxha theksoi se Kelmend Balili ka rezultuar i lidhur me të gjitha palët politike në vend, në varësi të situatave të ndryshme.

?Klement Balili është një personazh, që rezulton i lidhur me të gjitha palët, duke mbështetur njërën apo tjetrën. Flas si kontributor në fushata, duke filluar që nga zgjedhjet e 2005 e mbrapa. Hetimet në Shqipëri nuk kanë ecur për shkak se prokuroria jonë, të paktën në kohën e Llallës, deklaronte se pala greke vonon dërgimin e dokumenteve, materialeve shtesë. Por, nga ana tjetër, ka një hetim të nisur në vitin 2016, i cili deri më tani nuk ka ecur. ?- u shpreh gazetari Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha tha se ?Kelmend Balili vazhdon të jetë në kërkim dhe vazhdon të jetë një nga personat më të kërkuar edhe për shkak të përmendjes së emrit nga ambasadori amerikan vazhdimisht?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga