LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Devi Kasmit/ Dosja kalon tek Krimet e Rënda

6 Prill 2018, 12:04, Kronika CNA
Vrasja e Devi Kasmit/ Dosja kalon tek Krimet e Rënda

Dosja hetimore për vrasjen e Devi Kasmit kalon tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, kjo për shkak se të arrestuarve për vrasjen e Kasmit, iu është bashkëngjitur edhe akuza dhe për grup të strukturuar kriminal, përgjegjësi e Krimeve të Rënda.

Kjo Gjykatë do të vlerësojë masat e sigurisë për Elton Halipaj, 36 vjeç, Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, Malvin Dinellari, 30 vjeç, Elton Hoxhallari. Në kërkim për vrasjen e Kasmit është edhe Aurel Hoxhallari.

Kujtojmë këtu se Devi Kasmi u ekzekutua mbrëmjen e 29 janarit në rrugën ?Kongresi i Manastirit? në afërsi të banesës së tij, me 4 plumba. /CNA.al

Lajmet e fundit nga