LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U helmua me agjent toksik nervor/ Del nga koma ish-spiuni rus

6 Prill 2018, 14:27, Aktualitet CNA
U helmua me agjent toksik nervor/ Del nga koma ish-spiuni rus

Lajme të mira vijnë nga Britania e Madhe për gjendjen shëndetësore të ish-spiunit rus, Sergei Skripal.

Mediet vendase raportojnë se pas daljes nga koma të vajzës së ish-agjentit rus, edhe ky i fundit ka dalë nga gjendja kritike në të cilën ndodhej dhe është drejt përmirësimit.

Ish-agjenti rus, Sergei Skripal, u helmua para disa javësh në Britani nga agjentë kimikë nervorë. Anglia akuzon për këtë Rusinë, ndaj të cilës janë marrë një sërë masash duke dëbuar nga Londra dhe disa vende të BE-së, SHBA-të etj, disa diplomatë rusë. Kjo situatë përkeqësoi marrëdhëniet me Moskën zyrtare, e cila nuk ka pranuar se fshihet pas helmimit të Skripal, dhe për këtë u është kundërpërgjigjur vendeve që dëbuan diplomatët rusë, duke bërë të njëjtën gjë.

Londra zyrtare shprehet se gjendja e Skripal po përmirësohet me shpejtësi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga