Connect with Us

Sihariq për Shqipërinë nga minsitri kroat i Mbrojtjes

Politikë

Sihariq për Shqipërinë nga minsitri kroat i Mbrojtjes

Publikuar

-

Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Krsticevic në një dalje të përbashkët për mediat me homologen shqiptare Xhaçka i bëri me dije publikut shqiptar disa kumte të rëndësishme. Ndryshe nga “përrallëzat” për të ashtuquajturën “smart defense” që ish-paraardhësi Kontromanovic tregonte në takime me “geishën” Kodheli, gjenerali hero i Brigadës së Katërt të Gardës Kroate e vuri gishtin në plagë.

Së pari: Ai këmbënguli, që shtatmadhoritë kroate dhe shqiptare (vrhovni stab) të fillojnë bisedimet teknike. Theksojmë se 115 vjet më parë ishin bisedimet teknike midis shtamadhorive të Perandorisë Britanike dhe të Republikës Franceze, që i vunë kufirin te thana ekspanzionizmit të Rajhtut të Dytë të Perandorit Vilhelm. Të tilla bisedime bëjnë pjesë në paketën e përgjigjes kroate për armatimet thuajse moderne, që Rusia putiniane po furnizon Serbinë e Vuçiçit, Sashës mikut të kryeministrit Edvin.

Së dyti: Forca ajrore kroate në partneritet strategjik me Izraelin është e gatshme të zëvendësojë Greqinë përsa i përket policimit ajror të hapësirës shqiptare. Gjeneral-minsitri kroat madje informoi mediat shqiptare se Kroaica është në bisedime me Malin e Zi edhe për policimin e hapsirës ajrore malazeze nga avionët kroatë. Nëse kryeministri Edvin nuk vazhdon t’i bëjë lëshime Greqisë, që prekin edhe sovranitetin e Shqipërisë, ka shumë të ngjarë që shumë shpejt avionët grekë të vjetëruar F -16 Block 30 apo edhe vjetërsirat teknologjike si F 5 të kohës së Luftës së Vjetnamit, të mos policojnë më hapsirën ajrore të Shqipërisë. Kroacia edhe me MIG 21 Bis UMD të modernizuar nga rumunët dhe ukrainasit është e gatshme si të thuash që nesër të bëjë policimin ajror të hapsirës sovrane shqiptare në bashkëpunim me Typhoon-et dhe Tornado-t italianë.

Në bashkëpunim me partnerët strategjikë izraelitë avionët kroatë F- 16 C/D Barak Block 30 do të jenë mëse të mjaftueshmë për një detyrë të tillë, e cila kuptohet që do të ketë edhe një funksion frikësues (deterrence) antiserb. Për më shumë, nëse pushtetarët në Tiranë tregojnë një minimum patriotizmi në këtë drejtim nga Kroacia Shqipëria mund të përfitojë një ndihmë të shpejtë dhe efikase për shuarje zjarresh me avionët modernë kroatë AT-802.

LEXO EDHE:  Balluku në konferencë për naftën/ Plas debati me Ramën

Së treti interesant ishte fakti, që gjeneral-ministri kroat, shprehu përkrahjen për propozimin e tipit Zoti na ruaj (hare brained sic thonë anglezët) për ngritjen në Shqipëri të një qendre ndërkombëtare deradikalizimi të “luftëtarëve të huaj”, që po kthehen pas zhdukjes nga harta të të ashtuquajturit Shteti islamik i Kalifit Al Bagdati. Me sa shihet qeveritarët shqiptarë ende i qëndrojnë idesë për ta shndërruar Atdheun tonë në një kosh pehrash njerëzore, ku pas Muxhahedinëve iranianë të MEK të strehohen edhe qindra e qindra vejusha e jetimë të terroristëve të Daeshit të vrarë në fushë betejat në Irak e në Siri! Le të shpresojmë, që sa më shpejt të jetë e mundur avionët kroatë Falcon (Skifterë) me pilotë kroatë e me instruktorë izraelitë të patrullojnë e të kryejnë policim ajror të hapsirës ajrore shqiptare.

Sa për cfarë tha homologia Xhacka për mediat nuk ia vlen barra qiranë të drobisim durimin e lexuesit, sepse ajo është vetëm një marionetë, të cilën kryeminsitri Edvin e bëri ministre, sepse thjesht zëvendësoi një “geishë” plakë, që nuk ia firmosi letrat e dhurimit të Sazanit dhe Karaburunit shqiptaro-amerikanit Sel Rusi me një “geishë” të re, që një firmë të tillë nuk e ka hic problëm ta hedhë me urdhërin më të parë të Ramës. Kjo historia e Sel Rusit, blerësit të biletave të ndeshjeve të basketbollit në SHBA për ciftin Rama-Basha dhe gllabërimit të Sazanit e Karaburunit është lënë për një tjetër shkrim investigativ. /GJERGJ THANASI /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sot mblidhet Kuvendi/ Opozita interpelancë me ministrin Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Sot në orën 10: 00 Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e plenare të radhës.

Opozita e re ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshaj për kriminalitetin në vend, Vettingun në Polici dhe për protestat.

Kujtojmë së në seancën e kaluar në datën 3 shkurt, u zhvilluan tre interpelanca me ministrat.

Rendi i ditës:

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Kryeministri zhgënjen edhe simpatizantët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vazhdon “ritualin” e tij të mëngjesit duke publikuar fjalë të shenjta në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Ngri fjalët jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, kjo është shprehja e publikuar nga Rama.

Por ajo që bie në sy janë komentet që qytetarët e ndryshëm i shkruajnë kryeministrit. Ata ndihen të zhgënjyer dhe të lodhur nga Rama, teksa i thonë se s’po bën asgjë tjetër perveç fjalëve.

“Zoti Kryeministër me duket se ke ndrru profesion. Pse s’po bëhesh Poet më mire, e leje Politiken se fort kohen e fundit ja ki huq. E ke humbur simpatin nga Kosovaret me levizjet e fundit Qe i ke bërë, ke gabur ne hapa ne Basketboll, topin ta ka marrë Vuqiq edhe pse po mundohet Albini te pasoj te ti”, shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Cipras nuk merr pjese ne konferencen e PE-se per Greqine

LEXO EDHE:  Ministri kolumbian dhe gjenerali amerikan nxjerrin gënjeshtar kryeministrin Edvin

Një tjetër qytetar shprehet: Edo leri kto fjal te cmuara tani se nuk na duhen.por bej na nje gje per ket Popull. Unë jam simpatizanti jot, por më zhgëjen me duket se do ta mari Luli (gjinoja)kokrren e figut dhe pastaj shqiperin(marigon)e mori gjith dynjaja.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe komentet për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Z. Kryeminister, ose me Albinin ishit te zymt ne shumicen e fotografive qe pam, gjuha e trupit thoshte diqka tjeter me ate gjuhen qe folet ! Sigurisht se te ra ndermend qe Albini nuk eshte Ramush”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Skandali i ministres së Ramës/ “Ndrikulla e drejtësisë, Gjonaj bllokon hetimin”

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet shqiptari me precedentë penalë

 

LEXO TE PLOTE