LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fevziu shkatërron audiencën me Lu dhe Ramën

6 Prill 2018, 07:16, Aktualitet CNA
Fevziu shkatërron audiencën me Lu dhe Ramën

Mbrëmja e djeshme pati një ?luftë? audience në ekranet kryesore televizive në Shqipëri, ku më e madhja mbetet ajo mes Top Channel dhe Tv Klan.

Në qendër të debateve në të dy emisionet, Opinion në TV Klan dhe ?Të paekspozuarit? në Top Channel,  ishin zhvillimet e fundit në vend, ndërsa vëmendja u përqëndrua te protestat për tarifën e ?Rrugës së Kombit?.

Në emisionin ?Opinion? në TV Klan nga Blendi Fevziu, i ftuar ishte kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, ndërsa nga ana tjetër Ylli Rakipi në ?Të paekspozuarit? në Top Channel kishte të ftuar kryetaren e Lëvizjes Socialistë për Integrim, , Monika Kryemadhi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Por në këtë ?luftë titanësh?, ?fitues? rezultoi Blendi Fevziu i cili shënoi rekord të audiencës televizive.

Në monitorimin që CNA.al, ka siguruar nga kompania që merret me matjen e audiencës, duket qartë sesi emisioni ?Opinion? i Blendi Fevziut, që kishte të ftuar kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe ambasadorin amerikan në Tiranë ?thyen? audiencën duke lënë me diferencë pas të gjitha televizionet e tjera./ CNA.al 

Lajmet e fundit nga