LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKU sekuestron 115 kg mish në një stan në Delvinë/ Therej e tregtohej jashtë standardeve

6 Prill 2018, 17:46, Aktualitet CNA

Rreth 115 kg mishi qengji dhe keci, të therura në mënyrë të paligjshme janë sekuestruar ditën e sotme në një stallë bagëtish në malin Sopot të Delvinës.

Trupa e inspektimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Vlorë, gjatë kontrollit në këtë stallë bagëtish ka sekuestruar në mënyrë të menjëhershme 23 karkasat e qengjave dhe kecave në masën e 115 kg.
Për therje dhe tregtim të mishit në mënyrë të paligjshme, trupa inspektuese e AKU-së ka marrë masën administrative ndaj këtij shtetasi me vlerën e 100 mijë lekëve dhe gjithashtu ka bërë edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit.
?Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i vendosur për të gjurmuar dhe ndaluar çdo therje jashtë thertoreve edhe në zonat më të largëta, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve. Në këto ditë festash trupat inspektuese të AKU-së janë duke instensifikuar kontrollet në te gjithë territorin, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët?, thuhet në njoftimin e AKU.

 

Lajmet e fundit nga