LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të pathënat e reformës në drejtësi/ Zbardhet raporti

5 Prill 2018, 09:43, Politikë CNA
Të pathënat e reformës në drejtësi/ Zbardhet raporti

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë reforma në drejtësi u bë për të vënë qeverinë mbi drejtësinë.
Në këtë konkluzion sipas tij ka dalë dhe një raport amerikan.

Postimi i plotë:
Një raport Amerikan që nxjerr të palarat e reformës.

Që reforma në drejtësi u bë për të vënë qeverinë mbi drejtësinë, e kam stër-thënë e stër-denoncuar!
E kam bërë pa asnjë kompleks! As ndaj mega-ambasadorëve që e mbështetën këtë poshtërsi!
Ne kishim dhe kemi nevojë për një reformë reale të sistemit të drejtësisë, por jo për këtë që u bë! Kjo ishte dhe mbetet e pisët dhe e rrezikshme për demokracinë!
Sot, me vjen mirë që nuk jam vetëm! Por për fat të keq është pak vonë!
Dëmi që është bërë është shumë i rëndë! Qeveria po ndjek kursin e ?Drejtësisë Popullore?, që shpiku komunizmi për të dënuar njerëz pa ligj.
Të paktën tashmë nuk ka peshk (i madh apo i vogël qoftë) që nuk e di se Drejtësinë e ka në dorë Kryeministri!
Sidoqoftë, duhet falenderuar ai raport që vjen nga Amerika.
Njëjohësisht duhet të ndalim disi katrahurën e drejtësisë politike, për të vendosur drejtësinë e ligjit!
Duhet ta bëjmë vetë këtë gjë , jo me klientë ndërkombëtarë!/CNA.al

Lajmet e fundit nga