LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërthen” analisti: Rama do përfundojë i varur në shtyllë

5 Prill 2018, 21:07, Politikë CNA
“Shpërthen” analisti: Rama do përfundojë i varur

Analisti Shpëtim Nazarko ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka marrë përsipër koston dhe do përfundojë i varur në shtyllën e telefonit. Gjatë një debati me Arian Çanin, në ?Studio e Hapur? në News24, Nazarko tha se Rama mund të vepronte si Fatos Nano dhe të mos mblidhte asnjë taksë por po merr përipër rriskun që të bëjë reforma dhe të vërë rregull.

Nazarko: Ky njeri po hy në konflikt me grupe të caktuara shoqërore, pra po të kërkon me zor ato lekët e energjisë.

Çani: Stop, a i merr dot apo jo o Shpëtim. Ai po tregon se i merr.

Nazarko: Po ti do flasësh prap, fole njëherë.

Çani: Do flas se s?kemi debat.

Nazarko: Po se s?di të bësh ti Arjan.

Çani: Ti po bën propagandë. Është punë e qeverisë të bëjë reforma, por sa i përballon populli këto reforma.

Nazarko: Së pari këta të huajt që edhe mund t?i ketë blerë ky. Po të gjithë t?i ketë

blerë, duhet të ketë shumë para.

Çani: Dhe shumë mirë ka bërë dhe unë do i kisha blerë po të kisha mundësi.

Nazarko: Ky mund të bënte si Fatos Nano, mos të vinte asnjë lloj takse. Por ky e ka marrë këtë kosto. Dhe do përfundojë i varur në shtyllën e telefonit. Ne marrim 300 mijë lekë mesatare. Kur ky t?u marri 200 mijë lekë taksa ata do e varin në shtyllë Ramën dhe Bashën. Qeveria po mbledh edhe taksat e atyre që janë në fshat.

Çani: Tatimin mbi të ardhurat e paguajnë vetëm 12 mijë njerëz në Shqipëri. Unë s?kam transparencë për ato para që më marrin. /BW

Lajmet e fundit nga