LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndizet debati në "Opinion"/ Rama: Dëgjo! Fevziu: Mos ma trash zërin

5 Prill 2018, 21:13, Aktualitet CNA
Ndizet debati në "Opinion"/ Rama: Dëgjo! Fevziu: Mos ma

Kryeministri Edi Rama është i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ku po flitet rreth “Rrugës së Kombit” dhe tarifës së vendosur për mirëmbajtjen dhe përfundimin e saj.

I pyetur se përse qeveria shqiptare ka vendosur që thuajse të gjithçka t’ia japë me koncesion privatit për të fituar dhe për të cilët duhet që shqiptarët të vijojnë të paguajnë. Ai tha se qeveria nuk ka mundësi që ta bëjë gjithçka vetë.

Por në debat e sipër kur gazetari e akuzoi Ramës se po jep koncesione vetëm 5 personave dhe po jep më shumë para sesa meritojnë, Rama e ka humbur toruan dhe i drejtohet Fevziut duke thënë: Dëgjo! Dëgjo more dëgjo!

Pas kësaj i është përgjigjur drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu, duke i thënë: “Mos ma trash zërin!” /CNA.al

Lajmet e fundit nga