LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermani, iu gjet drogë/ Arrestohet 28 vjeçari 

5 Prill 2018, 14:26, Kronika CNA
Gjermani, iu gjet drogë/ Arrestohet 28 vjeçari 

Policia gjermane gjatë një kontrolli në Autostradën A 61 ndaloi një veturë Volvo me targa italiane.

Shoferi i makinës ishte një 28 vjeçar shqiptar me dokumente të regullta qëndrimi në Itali. Ai pretendonte se kishte vizituar të motrën në Maastricht (Holandë) dhe po kthehej në Itali.

Policët gjermanë ushtruan kontroll fizik në makinë dhe në një vend të fshehtë zbuluan 16 Kg.kokainë të pastër. Korrieri i drogës u arrestua në kushtet e flagrancës dhe u dërgua në dhomat e paraburgimit në qytetin e Moenchengladbach-it./Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga