LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari: Prej muajsh, Basha nuk paguan faturën e ujit

5 Prill 2018, 10:31, Politikë CNA
Gazetari: Prej muajsh, Basha nuk paguan faturën e ujit

Gazetari Bledi Mane, në një postim në rrjetet sociale,  ka publikuar një dokument sipas së cilit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej shtatorit të 2017, duket se nuk paguan faturën e ujit.

Mane shkruan se kjo ishte arsyeja që Basha ka bërë thirrje për mosbindje civile.

Postimi i plotë:

E TURPSHME/ LULËZIM BASHA QYSH NGA MUAJI SHTATOR 2017 E DERI TANI NUK PAGUAN UJIN

Bërtet e ulëret për mosbindje civile që nga dje por sot ia zbuluam arsyen. Lideri i opozitës paska hall tjetër, kërkon të mjegullojë pislliqet e veta. Familja e tij hollandeze konsumon ujin shqiptar dhe nuk paguan faturat. Ky mysybet qe akuzohet se vodhi 200 milionë euro në rrugën e Kombit, vazhdon të vjedhë edhe ujin.

Çuditem me ujin e Tiranës sesi del nga rubinetat e çezmës dhe dushit, e lan mëkatet e Lulit. Mos rridh o ujë, mos u derdh o ujë. Shko më mirë dhe lag buzët e ndonjë hallexhiu që të respekton e të paguan! /CNA.al

Lajmet e fundit nga